Futboll Kategoria Superiore Sport

LISTA E TË ARDHURAVE/ Goditja nga COVID-19, Tirana humbi 1.7 miliardë lekë

Tirana ka humbur pak a shumë 1.7 miliardë lekë të vjetër nga pandemia prej Koronavirusit. Një vit pas mbylljes së stadiumeve, bardheblutë dhe çdo skuadër tjetër që nuk ka tifozë, kanë humbur goxha në aspektin financiar.

Pikërisht në momentin më të mirë të bardhebluve sezonin e shkuar, COVID-i paralizoi çdo sektor ekonomik. Kjo solli një fundosje të Tiranës, pikërisht në momentin që ndërmarrja bardheblu po mbushte stadiumin me tifozë.

PARASHIKIMET – Edhe pse bëhet fjalë vetëm për parashikime, Tirana, sot që flasim, ka minus nga biletat rreth 1.5 miliardë lekë të vjetër. Jo vetëm kaq. COVID-i u largoi bardhebluve edhe Partizanin nga “Selman Stërmasi” që sillte rreth 100 milionë lekë të vjetër në vit. Ama zëri më i madh i humbjeve të bardhebluve janë tifozët. Sezonin e shkuar në momentin që u mbyll në mars kampionati, tifozët mbushnin stadiumin dhe në “Air Albania” numri mesatar i tifozëve ishte me 7 mijë.

Vendi i parë i siguronte Tiranës të ardhura të garantuara. Për të mos folur për festën e titullit të 25-të ku stadiumi do të derdhej nga përkrahësit. Shkurt, Tirana vetëm nga biletat çdo ndeshje merrte 30 milionë lekë të vjetër. Këtu nuk llogariten derbet me Partizanin që sjellin mesatarisht 200 milionë lekë si dhe sfida me Crvena Zvezdën që e dyfishonte shumën e derbit apo ndeshjet me Jang Bojsin e Dinamon e Tbilisit që nuk u luajtën fare në kryeqytet, sepse Europa u luajt me një takim.

Related posts

PEREZ NUK HEQ DORË NGA NEYMAR/ Ja plani i “çmendur” për ta sjellë në “Bernabeu”

Delo.autor

DEKLARATA NË PRAG TË SFIDËS PREMIER/ Solskjaer “SHPËRTHEN”: Të gjithë duken se në çfarë niveli janë

Delo.autor

Miqësorja e luksit kundër Italisë, Messi tremb Argjentinën

Sadik.Autor

Leave a Comment