Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Derbi i Kryeqytetit: Mbyllet ndeshja Tirana-Partizani. Rezultati 1-2

Luhet duke filluar nga ora 13:00 derbi i kryeqytetit mes Tiranë dhe Partizanit. Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që dol të kërkojnë të dalin nga ndeshja me 3 pikët, të cilat i kanë të domosdoshme.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat objektiv të vetëm kanë fitoren. Për sa i përket formacioneve, te Tirana, në mbrojtje krahë Behratçes.

 

LIVE/ Tirana – Partizani 1-2

 

Belica 28′ 

KOMENTI LIVE: 

Hoxhallari 39′  / Belica 28′ , Bardhi 59′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon derbi! 

90+3′ Tirana e mbyll në sulm derbin, pas një goditjeje standarte, por për fatin e keq të bardhebluve nuk shndërrohet në gol.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Behiraçe është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

85′ Skuadra e Tiranës shpërdoron një tjetër mundësi brenda zonës, Vairinen nuk arrin të tregohet produktiv brenda zonës. Provon edhe Batha, nga një kënd i pamundur, por pa sukses.

83′ Çelhaka ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik.

82′ Zëvendësim i parë te Partizani, largohet nga fusha e lojës Broja, vendin e tij e merr Mala.

79′ Tirana kryen zëvendësimin e radhës, largohet nga fusha e lojës Toshevskin, vendin e tij e merr sulmuesi Vairinen.

75′ Fantastik portieri Bekaj që mban në lojë Tiranën pas gjuajtjes së Melos. Vendimtare ndërhyrja e gardianit bardheblu që largon rrezikun në këndore.

73’ Toshevski nga e djathta nis një harkim për Seferin në zonë, por devijimi i tij me kokë nuk shqetëson Hoxhën.

69′ Grent Halili dërgon topin në rrjetë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

65′ Pranë golit të tretë Partizani me Asanin, tentativa e tij u ndal nga portieri Bekaj.

60′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kale, vendin e tij e merr Grent Halili.

59′ GOOOOOL PARTIZANI 1-2/ Të kuqtë sërish në avantazh. Shënon Jurgen Bardhi, pas asistit mjaft të bukur të Çinarit. Aksion fantastik i skuadrës së Dajës. Shpërthejnë në festë të kuqtë. 

55′ Partizani fiton goditjen e dytë nga këndi.

53’ Batha i jep një pasim perfekt Kale i cili mund të shkojë i vetëm drejt portës. Por fusha bën që topi të bllokohet dhe të mbetet pas, duke i mundësuar mbrojtjes së Partizanit që të largojë rrezikun.

50′ Ashtu si në pjesën e parë edhe në këtë start të pjesës së dytë Tirana shfaqet më kërkuese.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Pranë golit të dytë Partizani me Asanin, gjuajtja e futbollistit shkon ngjitur me shtyllën.

41′ Hoxhallari ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Muratajt.

40′ Asani rrëzohet brenda zonës dhe kërkon penallti, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

39′ GOOOOOL TIRANA 1-1/ Vendoset baraspesha në derbi. Hoxhallari shënon supergol nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin në trekëndësh. Shpërthejnë në festë bardheblutë. 

36′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Toli, vendin e tij e merr Torasa.

31′ Pranë golit të dytë Partizani. Asani i vjedh topin Hoxhallarit dhe nis Çinarin drejt zonës, ky i fundit vonohet dhe Çelhaka me një ndërhyrje vendimtar i heq topin nga këmbët.

28′ GOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Zhbllokohet sfida. Belica kalon në avantazh të kuqtë. Pas një harkimi nga këndi i Muratajt, mbrojtësi godet saktë me kokë. 

28′ Partizani fiton goditjen e parë nga këndi me Melon.

25′ Në këto momente, loja është e përqëndruar në mesfushë me Partizanin që kërkon të fitojë terren.

20′ Skuadrat qarkullojnë gjatë topin duke kërkuar me kujdes që të gjejnë hapësira për të rrezikuar.

14′ Start më i mirë për kampionët e Tiranës që shfaqen më kërkues, ndërkohë Partizani nuk lejon hapësira në mbrojtje.

11′ Faulli i parë i ndeshjes regjistrohet në këto momente. Broja ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kale.

9’ Hakaj harkon nga e majta në qendër, por Behiratçe është në pozicion dhe largon rrezikun.

6’ Pranë golit Tirana me Seferin. Sulmuesi provon me një gjuajtje të rrezikshme nga jashtë zonës, por kundërpërgjigjet mjaft mirë portieri Hoxha.

2’ Moment paniku në zonën e Partizanit. Seferi kërkon të përfitojë, por largon në vështirësi Idrizaj.

1′ Ka startuar sfida!

Related posts

Qëndrimi i Hysaj tek Napoli më mirë për Shqipërinë, ja arsyet

Sadik.Autor

E RRALLË QË LUAN PËRKRAH CR7 DHE “PLESHTIT”/ Dybala: E vështirë ta shpjegosh që…

Delo.autor

MERKATO E FRIKSHME/ Miliardat e Newcastle trembin gjigantët e Premier League, gati bojkoti…

Delo.autor

Leave a Comment