Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Partizani mposht me përmbysje Kampionët e Superiroes në “Selman Stërmasi”

Partizanit i rikthehet humori, bën të vetin derbin e kryeqytetit duke mposhtur Tiranën ne shifrat 2-1 Bardheblutë kështu i japin fund ecurisë pozitive me 3 fitore radhazi, ndërsa të kuqtë lënë pas mini-krizën duke u rikthyer bindshëm në një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit.

Sinjalin e parë e lëshuan të zotët e shtëpisë, teksa Kale shërbeu për Seferin, me këtë të fundit që e mori mirë topin dhe provoi me një goditje potente nga distanca, por Hoxha shfaqet i vëmendshëm.

Minutat kalojnë dhe skuadrat dukshëm provojnë të bëjnë kujdes në çdo detaj. Partizani vuan në sulm, përballë një mbrojtjeje të hekurt nga ana e Tiranës, gjithsesi në minutën e 28′, Belica kërceu mbi të gjithë gjatë një krosimi të ardhur nga këndi dhe dërgoi topin në rrjetë, duke u dhënë avantazhin të kuqve.

Me fat Tirana në min e 31-të, pasi një top i humbur nga ana e Hoxhallarit për pak sa nuk rezultoi fatal për bardheblutë, teksa Çelhaka mrekullisht në çastet e fundit arrin ti largojë topin nga këmbët Çinarit.

Gjithsesi në minutën e 39 Tirana mund të buzëqeshë. Super Hoxhallari ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke barazuar shifrat me një gol spektakolar.

Vetëm pak sekonda më pas Partizani del me shpejtësi përpara, teksa të kuqtë kërkojnë penallti pas një konktati mes Hoxhallarit dhe Asanit, por gjyqtari lejon vazhdimin e lojës. Në min e 45, sërish Jasri Asani që provon të kalojë sërish të tijtë në avantazh, por goditja e tij përfundon jashtë. Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë që nisi me hapa te kujdesshëm, por që më pas intensiteti u rrit ndjeshëm.

Pjesa e dytë do të niste edhe njëherë me ritme të ulëta, por në të 59-ën, asisiti i Çinarit për Jurgen Bardhin bëri që ky i fundit të përmbyllte në mënyrë perfekte aksionin e Partizanit që rimori avantazhin.

Në minutën e 66′ edhe njëherë skuadra e Ilir Dajës, që këtë herë provoi me Jasir Asanin. Ky i fundit bëri gjithçka mirë teksa goditja e tij u ndal nga portieri Bekaj.

Tre minuta më vonë Tiranës i anulohet shpejt goli i Grent Halitit, për pozicion jashtë loje të Seferit, i cili shërbeu për shokun e tij të skuadrës. Sërish Partizani që këtë herë tentoi të mbyllte sfidën me Cordeiron në minutën e 75-të, por Bekaj devijon lehtë topin mjaftueshëm për t’i dhënë një tjetër drejtim.

Në minutat e fundit Tirana u hodh e gjitha në sulm për të gjetur golin e barazimit, por ndonëse shkoi disa herë rrezikshëm në zonë ne “të kuqve’, nuk arriti të dërgojë topin në rrjetën e portës së Alban Hoxhës.

Triumfon Partizani që tashmë e sheh veten sërish shumë pranë kreut, me vetëm 2 pikë distancë ndaj Laçit kryesues, në kampin tjetër kampionët në fuqi të Superirores duhet të harrojnë shpejt këtë disfatë dhe të mendojë për ndeshjen e ardhshme.

Related posts

DËNIMI ME 10 VITE JASHTË EVROPËS/ Reagon klubi i Skëndërbeut: Themi me siguri se…

F.autor

NDIZET ALARMI TEK “ZONJA E VJETËR”/ Allegri në telashe për Superkupën, ndaj Milanit do mungojnë 3 titullarë

Delo.autor

ARSEN VANGER MERR DREJTIMIN E KOSOVËS? Reagon trajneri francez: Jam takuar me presidentin Ademi…

Delo.autor

Leave a Comment