Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja San Marino-Shqipëri. Rezultati 0-2

Shqipëria luan me San Marinon, ditën e sotme duke filluar nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Trajneri i Kombëtares Edi Reja shpesh deklaron se nuk është i prirur të bëjë eksperimente me formacionin, por vlerëson gjendjen e lojtarëve duke aktivizuar ata që janë më në formë. Gjithsesi, nga formacionet që nisin ndeshjet, risitë apo të ashtuquajtura eksperimente nuk mungojnë.

Për San Marinon është i pezulluar nga kartonët Klaus Gjasula, ndërsa Florian Kamberi u largua nga grumbullimi me pretekstin se është i dëmtuar. Gjithashtu, dje nga grumbullimi i kuqezinjve u largua edhe mesfushori, Nedim Bajarami, i cili nuk pati mundësi të debutonte në tri ndeshjet e para në Grupin I.

 

LIVE/ San Marino – Shqipëri 0-2

FT| SAN MARINO – SHQIPËRI 0-2

Manaj 63′, Uzuni 85′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

87′ Reja kryen 2 zëvendësime, largohet nga fusha Manaj dhe Lenjani, në vend të tyre Cikalleshi dhe Mitaj. Ky i fundit bën debutimin me Kombëtaren.

85′ GOOOOOL SHQIPËRIA 0-2/ Mjafton një devijim, Myrto Uzuni dyfishon shifrat. Fillimisht u mendua se goli ishte i Veselit, por prekja e fundit u bë nga talenti beratas. 

83′ Shtylla i mohon golin kapitenit të Kombëtares. Pas një asist fantastik të Lenjanit, shkodrani provon me të majtën, por topi ndalet nga shtylla.

75′ Sërish rrezikshëm Shqipëria, provon edhe Ramadani me një tentativë nga distanca, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

67′ Pranë golit të dytë Shqipëria me Uzunin dhe Roshin, por vendimtare ndërhyrja e portierit dhe mbrojtësit të San Marinos.

63′ GOOOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Zhbllokohet më në fund rezultati, Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë. Pas harkimit nga e djathta nga ana e Uzunit, sulmuesi lushnjar godet saktë me kokë duke tundur rrjetën. 

61′ Nani provon me një goditje nga distanca, por tentativa e tij ishte qendrore dhe u ndal pa probleme nga Strakosha.

56′ Të pafat kuqezinjtë në këto minuta, pas harkimit të Uzunit nga këndi, Arlind Ajeti nuk arrin të devijojë dot topin drejt rrjetës.

54′ Mundësi shumë e mirë për Shqipërinë, Uzuni shërben për Hysajn, që depërton bukur, provon të japë një asist për Roshin në qendër të zonës, por topi ishte më i fortë seç duhej dhe nuk arrihet nga fieraku.

52′ Simonçini ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ramadanit.

47′ Pranë golit kuqezinjtë me Uzunin, i sapo futur në fushë, talenti beratas provon drejt portës, por gjuajtja e tij ndalet me këmbë nga portieri.

46′ Starton pjesa e dytë, Reja bën 2 zëvendësime, largohen nga fusha Laçin dhe Brojën, vendin e tyre e marrin Uzuni dhe Roshi.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Mularoni ndëshkohet me karton të verdhë.

40′ Goditje dënimi për Shqipërinë, provon Manaj, por topi devijohet nga muri mbrojtës.

37′ Lenjani harkon nga e majta për Laçin, por vendimtare ndërhyrja e mbrojtësit Rosi, që i heq topin nga koka në momentin e fundit mesfushorit shqiptar.

30′ Kalojnë 30 minuta nga sfida, vetëm 1 gjuajtje në kuadrat nga ana e kuqezinjve.

28′ Tjetër  shans për Shqipërinë, pas një harkimi nga këndi, por nuk arrin askush nga futbollistët kuqezinj ta devijojë topin drejt portës.

24′ Rrëmujë në zonën e San Marinos, por nuk përfiton asnjë nga futbollistët kuqezinj.

20′ Shqipëria është hedhur e gjitha përpara në kërkim të golit të avantazhit. Mbrohen mirë vendasit.

14′ Gjuajtja e parë në portë për Shqipërinë, gardiani Benedetini i mohon golin e avantazhit kapiteni Hysaj, i cili provoi brenda zonës, por tentativa e tij ishte qendrore.

13′ Pranë golit Shqipëria. Hysaj harkon në zonë për Lenjanin, i cili provon të shërbejë për Brojën, por kontrollon gjithçka portieri i San Marinos.

12′ Me përjashtim të Strakoshës, të dyja skuadrat në gjysmëfushën e San Marinos në këto momente.

8′ Rritet insistimi i Shqipërisë në zonën e San Marinos, po mungojnë ende tentativat në portën respektive.

5′ Start i vakët! Ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive

1′ Ka startuar sfida!

Related posts

ËSHTË NUMRI 1 NË BOTË NË TENIS/ Rrëfen Nadal: Mua dhe Federer mos na krahasoni me ata të dy…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Milan në kërkim të një mbrojtësi, talenti francez parakalon dy kandidatët e tjerë

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Shikoni momentin kur gjyqtari e shashtis Mbappen para startit të sfidës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment