Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Parma-Inter. Rezultati 1-2

Ka startuar në orën 20:45 sfida mes Parmës dhe Interit e vlefshme për Serinë A italiane. Një takim tepër interesant, teksa të dyja skuadra do të kërkojnë me ngulm triumfet për të përmbushur objektivat e tyre sezonale.

Zikaltërit e Antonio Kontes kryesojnë kampionatin pas javës së 24-t me 56 pikë, teksa emilianët e Parmës, janë duke kaluar një moment kritik, teksa rrezikojnë rënien nga kategoria me vetë, 15 pikë në 24 ndeshje, 6 më pak se Kaljari i vendit të 17-të.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, trajneri Konte, ka hedhur nga minuta e parë Aleksi Sançezin, i cili do të formojë repartin e sulmit së bashku me Lukakun. Vlen të theksohet fakti se sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, do ta nisë këtë sfidë nga stoli, ndërkohë që pjesët e tjera të reparteve mbeten të pandryshuara me Brozoviç-Eriksen dhe Barellën që formojnë mesfushën, të mbështetur nga Hakimi dhe Perisiç nga krahët.

 

LIVE: PARMA – INTER 1-2

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 71/ Parma ngushton shifrat me golin e shënuar nga Hernani.

MINUTA 62/ Inter dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Alexis Sanchez.

MINUTA 54/ Inter kalon në avantazh me golin e shënuar nga Alexis Sanchez.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

FORMULA 1/ Vettel rikthehet në pistën e mallkuar, aty nuk ka triumfuar kurrë (VIDEO)

Delo.autor

SPEKTAKËL NË DURRËS/ Të besuarit e Shkëmbit barazojnë Kukësin në frymën e fundit

Delo.autor

“KASTRIOTI? ËSHTË NJË KUNDËRSHTAR QË DUHET VLERËSUAR”/ Mbrojtësi Bitri: Për të fituar titullin, do na ndihmojnë edhe…

Delo.autor

Leave a Comment