Futboll Sport

MBRËMJE PERFEKTE/ Rikthim me asist dhe fitore, Ibrahimoviç tani ndihet gati për…

Pas katër vitesh e nëntë muajsh mungesë (dalja e fundit më 22 qershor 2016, në ndeshjen kundër Belgjikës në Europianin francez), Zlatan Ibrahimoviç u rikthye që të përqafonte skuadrën kombëtare dhe të ishte në fushën e lojës për 84 minuta.

Sulmuesi i Milanit ndihmoi përfaqësuesen suedeze për ta nisur me këmbën e mbarë rrugën drejt kualifikimit për në Botërorin “Katar 2022”. Pesha e gjigantit 39- vjeçar u ndje menjëherë në fushë, duke qenë se ishte Ibrahimoviç që ofroi asistin për Klaeson në minutën e 35-të, për golin që mjaftoi për tri pikët e para në Grupin B.

Pas këtij suksesi 1-0 ndaj Gjeorgjisë, Ibra dhe Suedia përfitojnë edhe nga ndalesa shqetësuese e Spanjës, 1- 1 në shtëpi ndaj Greqisë. Në këtë grup bën pjesë edhe Kosova të cilët do të sfidohen të dielën me fillim nga ora 20:45.

Related posts

ÇFARË AKSION, SUPER GOL/ Zhbllokohet sfida Roma – Inter, shënon “afrikani i rilindur” (VIDEO)

Isa.Autor

JO VETËM NEYMAR DHE LAUTARO/ Presidenti Bartomeu do të ndërtojë një Barcelonë ëndrrash

Delo.autor

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Arrestohet ish-futbollisti i Realit dhe presidenti i klubit spanjoll, ja akuzat e rënda

Delo.autor

Leave a Comment