Futboll Kategoria Superiore Sport

MBYLLET JAVA 22/ Gara për titullin kampion bëhet “flakë”, Skënderbeu buzë të greminës. Ja renditja…

U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e javës së 22 të Kategorisë Superiore.

Spikati fitorja e Teutës ndaj Vllaznisë me shifrat 1-0 me anë të golit të Dejvi Bregut, Vllaznia pas kësaj disfate renditet ende e para ndërsa Teuta e ndjek në vendin e dytë me -1 pikë distancë. Laçi triumfoi në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Kukësit me rezultatin 1-2, me këtë sukses kurbinasit renditen në vendin e tretë me pikë të barabarta sa Teuta e vendit të dytë, ndërsa verilindorët klasifikohen të 6-ët në kuotën e 30 pikëve.

Tirana triumfoi në stadiumin “Selman Stërmasi” me shifrat 2-0 ndaj Bylisit, kryeqytetasit me këtë fitore renditen në vendin e 5 me 32 pikë të grumbulluara, ndërsa skuadra ballshiote në vendin e 8 në kuotën e 18 pikëve. Partizani u ndal në një barazim 1-1 në stadiumin “Loni Papuçiu” ndaj Apolonisë, ku skuadra e kuqe me këtë barazim renditet në vendin e katërt në kuotën e 39 pikëve, ndërsa skuadra fierake noton në “ujëra të turbullta” teksa klasifikohet në vendin e parafundit me 15 pikë të grumbulluara.

Skënderbeu u mposht me rezultatin 0-1 në Korçë nga Kastrioti, ku skuadra korçare renditet e fundit në kuotën e 13 pilëve, ndërsa skuadra krutane me këtë sukses mban vendin e 7 me 28 pikë.

Related posts

MOTO GP/ Bagnaia rrëzohet, Fabio Quartararo shpallet kampion bote

Delo.autor

NJË TJETËR SULMUES NË “POLE POSITION”/ Zbehen shanset për transferimin e Armando Brojës te klubi italian

F.autor

FITOI DHE QENRON I PAMPOSHTUR/ Shihni momentin sesi Florian Marku provokon gjatë duelit boksierin francez

Delo.autor

Leave a Comment