Futboll La Liga Sport

MENDON PËR MERKATON E VERËS/ Atletico Madrid i fiksuar pas yllit të Lyon, ofron 30 milionë euro

Atletico Madrid po mendon për merkaton e verës dhe sytë i ka hedhur nga Lyoni, ku kërkon mesfushorin Bruno Guimaraes. Ky i fundit është një njohje e vjetër për drejtuesit e Atleticos, pasi në kohën kur luante në Brazil ai ishte një nga objektivat e madrilenëve.

Sidoqoftë, në atë kohë Guimaraes zgjodhi transferimin te Lyon, pasi u bind nga drejtori Juninho. Kur kanë kaluar diçka më shumë se një vit nga ajo kohë, Atletico hidhet përsëri në sulm për brazilianin dhe sipas mediave franceze ka ofruar 30 milionë euro.

Në ndeshjet e fundit, Bruno ka qenë në stol dhe në Francë kanë nisur të spekulojnë për një krisje të marrëdhënies së mesfushorit me trajnerin Rudy Garcia, prandaj Atletico kërkon të përfitojë. Mbetet për t’u parë se si do ta vlerësojnë ofertën prej 30 milionë eurosh drejtuesit e Lyon.

Related posts

Trepça ’89, presidenti Zeka konfirmon trajnerin peqinas Gugash Maganin

Sadik.Autor

NË PRAG TË SFIDËS ME PARTIZANIN/ Trajneri Gjoka: Duhet të “blindojmë” vendin e dytë, por synimi…

Delo.autor

Neymar bëhet objekt i talljeve, shikoni me çfarë e krahasojnë

Sadik.Autor

Leave a Comment