Futboll Premier League Sport

MENDON PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Arsenal “peshkon” tek Kampionët e Francës, gati 25 milionë euro për sulmuesin…

Arsenali duket se po dështon përsëri këtë sezon për t’u rikthyer në Champions League, ku mungon prej disa vitesh tashmë. “Topçinjtë” e Londrës kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm, ku sigurisht sytë janë te merkatoja.

Emrat e parë kanë nisur të përfliten dhe në krye të listës së dëshirave është Odsonne Edouard. Francezi, i cili ka dalë nga PSG, është pjesë e Celtic prej disa sezonesh dhe skocezët kërkojnë të paktën 25 milionë euro për ta lënë të lirë.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, drejtuesit e Arsenalit janë të gatshëm të kënaqin pretendimet e Celtic dhe të ofrojnë 25 milionë euro. Kujtojmë se drejtuesit e dy klubeve gëzojnë marrëdhënie të mira, pasi edhe 1 vit e gjysmë më parë, Arsenal bleu nga skocezët mbrojtësin Tirney.

Related posts

Dëshira e Neymarit për t’u transferuar në Real Madrid ka të bëjë me Messin

Q.Autor

Mbyll problemet në Spanjë/ Ja sa do të paguajë Ronaldo për organet fiskale

Isa.Autor

Kjo është nota e jashtëzakonshme për Piatek, ja vlerësimi për Berishën dhe Gjimshitin

Delo.autor

Leave a Comment