Futboll Seria A

Menaxheri kërcënon Juven: Nuk do ta pranojë më një sezon të tillë

Marko Pjaca, pasi ka rikuperuar nga dëmtimi i pësuar marsin e kaluar, është transferuar me formulën e huazimit te Schalke, me qëllimin për të rikuperuar formën dhe për të luajtur për një vend në Kupën e Botës me Kroacinë. Marko Naletilic, menaxheri i tij, ka dhënë një intervistë për “BiancoNero.com”, ku ka thënë se: “Marko e ka kuptuar pas ndeshjes me Bologna-n, ku nuk ka luajtur asnjë minutë, se nuk do të kishte shumë hapësira në dispozicion dhe ka vendosur të largohet për të luftuar për një vend në Botëror”.

“Kemi pyetur Juventus-in nëse ekzistonte mundësia që të transferohej me formulën e huazimit. Marotta dhe Paratici, pasi na kanë dëgjuar, e kanë pranuar kërkesën tonë dhe kanë këmbëngulur për një transferim në huazim pa të drejtën e blerjes”, ka vazhduar menaxheri. “Pjaca mund të luajë në çdo kampionat sepse është i fuqishëm, i shpejtë dhe teknik. Futbolli gjerman është më i mirë se ai italian sepse ka më pak taktikë dhe mbrojtjet janë më të hapura. Kemi patur kërkesa edhe nga Italia, por ai ka preferuar të shkojë në Gjermani sepse nuk donte të vishte një fanellë të ndryshme nga ajo e Juventus në Serinë A”.

Në lidhje me të ardhmen: “Pjaca është një lojtar i Juventus-it, që është huazuar te Schalke. Është përmirësuar shumë në aspektin psikologjik sepse është stërvitur me lojtarë të mëdhenj dhe me një trajner të përgatitur si Allegri. Objektivi i tij është të gjejë vazhdimësinë për Kupën e Botës dhe që të ndihmojë klubin e ti të shkojë në Champions League. Ideja e tij është të kthehet si protagonist tek Juventus sepse, nëse do të jetë mirë fizikisht, nuk do të pranojë më një sezon si ky”.

Related posts

PARTIZANI – IDRIZAJ/ Nuk është më fshehtësi, ka një problem të madh mes palëve

Delo.autor

BALE, ÇFARË BËN? Ligji i pashkruar i futbollit humb një rast të artë (VIDEO)

Delo.autor

E QUAJTËN LOJTAR STOLI DHE TË DËSHTUAR/ Mbrojtësi Ismajli “shpërthen” ndaj kritikëve: Nuk po dëgjohen disa analistë nga Kosova… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment