Futboll Kategoria Superiore Sport

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Vllaznia europiane, shkodranët nisin bashkëpunimin me klubin gjerman

Vllaznia ditën e djeshme mori lajmin e mirë, teksa është gjetur gjuha e përbashkët me Tatimet, për të mos u rrezikuar pjesëmarrja në Kupat e Europës, në rast se skuadra ia del të kualifikohet. Tashmë te klubi shkodran po punojnë edhe për të ardhmen.

Drejtuesit e Vllaznisë kanë nisur një bashkëpunim me menaxherin e ekipit gjerman të Arminia Hanover, e cila militon në ligat e ulëta gjermane.

Ka qenë vetëm sekretari Blendi Dibra, i cili ka njoftuar këtë bashkëpunim mes Vlaznisë dhe klubit gjerman.

“Projektojmë të ardhmen Europiane të Vllaznisë, me menaxherin e Arminia Hanover z.Darius Shvientek. Po planifikojmë fazën përgatitore, kurse kualifikimi për trajnerët e akademisë, shkëmbime lojtarësh dhe ndeshje miqësore me klube gjermane.

Falënderim i veçantë për “arushën kuqeblu”, Skerdi Bejzade, që mundësoi këtë bashkëpunim”, shkruan Dibra në postimin e tij.

Related posts

SFIDA NDAJ BENEVENTOS/ “Zonja e Vjetër” do të bëjë pa Ronaldon, ja arsyeja e lënies jashtë të CR7…

Delo.autor

Laçi-Skënderbeu, ekspertët përballë kampionëve, një Kupë që duhet fituar

Sadik.Autor

“PO KALOJ NJË MOMENT TË MADH, JEMI GATI PËR…”/ Ronaldo flet për muajt e parë tek Juventus

Delo.autor

Leave a Comment