Bundesliga Futboll Sport

“DORËZIMI” NUK EKZISTON NË FJALORIN E TIJ/ Kovac: Do qëndrojë te Bayern Munich, ne duam fitore

Niko Kovac nuk është zmbrapsur aspak në konferencën e tij për mediat para ndeshjes së Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve kundër Benfikës, duke thënë se dorëzimi apo ngritja e flamurit të bardhë nuk ekziston në fjalorin e tij.

Mediat gjermane dhe ato britanike kanë raportuar ditëve të fundit se Kovac do të shkarkohet dhe do të zëvendësohet, me gjasë, me Arsene Wengerin, për shkak të formës së dobët në Bundesligës në veçanti.

Momentalisht, kampioni në fuqi Bayern ndodhet nëntë pikë prapa liderit dhe rivalit, Borussia Dortmundit në renditjen tabelore në kampionatin gjerman.

Por, Kovac insiston se është luftëtar dhe nuk do të jetë e lehtë për ta shkarkuar.

“Ata që më njohin mua, e dinë se unë gjithmonë jam luftëtar. Dorëzimi apo ngritja e flamurit të bardhë nuk ekzistojnë në fjalorin tim. Gjithmonë do të luftojë”, tha Kovac të hënën në konferencë për media.

“Kritikat gjithmonë ekzistojnë nëse nuk i përmbushë pritjet. Nesër na duhet një pikë për të vazhduar tutje, por ne duam fitore. Dhe pastaj shpresojmë se do të bëjmë paraqitje më të mira në Bundesligë, seç kemi bërë deri tani”, shtoi ai.

Related posts

E ardhmja e Robben, Bayern po zien nga kjo çështje

Sadik.Autor

VILLARREAL-BARCELONA/ “Katalanasit” kalojnë në avantazh, shënon Coutinho

Delo.autor

TIFOZËT E VARDARIT SHKAKTOJNË POLIMIKA/ Shikoni fendojnë shqiptarët me kore të rënda raciste (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment