Futboll La Liga Sport

Mesfushori kroat i sinqertë/ “Nuk do të qaja nëse Ronaldo do të largohej

Mesfushori i Barcelona-s Ivan Rakitic ka rrëfyer se nuk do të mërzitej nëse Cristiano Ronaldo do të vendosë të largohet nga Real Madrid.

Gjatë një interviste për Marca, kroati vlerëson forcën e Ronaldo-s dhe për këtë arsye ai mendon se do të ishte mirë nëse sulmuesi portugez do të largohej.

“Nuk besoj se do të largohet,” shprehet Rakitic. “Gjithsesi, futbolli lëviz shpejt dhe shumë gjëra mund të ndodhin. Ai është një lojtar që bën diferencën për Real Madrid.

“Për nëse ikën, do të më bëhej qejfi, sinqerisht. Por si koleg, shpresoj të marrë vendimin e duhur. Për sa i përket Zidane, i uroj gjithë të mirat.”

Rakitic po përgatitet për Kupën e Botës me Kroacinë, ku do të përballet me Lionel Messi-n.

“Askush nuk e ka gjetur formulën për ta ndalur Messi-n. Ajo që duhet të bëjmë është ta shijojmë atë që ai shfaq në fushë.”

Related posts

Laçi i plotë, për objektivin Europë kundër Kamzës në transfertë

Sadik.Autor

REAGON Skënderbeu: Partizani mbrohet nga politika, “demat” shkaktojnë gjithmonë…

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Një ish-milanist kandidat për të pasuar Gattuson, ja emri i kandidatit

Delo.autor

Leave a Comment