Futboll

Gerard Pique ka në dorë fatin e merkatos së Realit

Gerard Pique ka shprehur dëshirën për të patur në ekip Marcos Alonso. Mbrojtësi katalanas thuhet se kërkon t’i prishë punë Real Madridit, duke bindur drejtuesit e ekipit që të nënshkruajnë me Marcos Alonso, pasi sheh te mbrojtësi i Chelsea, zgjidhjen e problemit në repartin defensiv. Barcelona ditët e fundit po përballet me mundësinë e largimit së Samuel Umtiti me Manchester United që është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë francezit.

Lajmet e fundit nga Spanja raportojnë se Pique dëshiron që Barcelona të nënshkruajë me lojtarin, që është një objektiv konkret i Realit, pasi ndihet i shqetësuar për repartin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm. Duke parë situatën me Umtiti, 31-vjeçari nuk është i bindur nga Yerry Mina, Lucas Digne dhe Thomas Vermalen.

Për këtë arsye, ai është duke bërë të pamundurën që Barcelona ta transferojë Alonso-, me të cilin janë ballafaquar dy herë këtë sezon. Kjo mund të jetë një goditje e rëndë për Real Madridin, me Pique që duket se është i etur për hakmarrje.

Related posts

PËSOJNË 10 GOLA PËR 4 DITË/ Klubi i Werder Bremen reagon për poshtërimin e skuadrës së vet (FOTO)

Delo.autor

“TRADHËTAR, DEZERTOR”/ Rrahmani u përgjigjet me qetësi ofendimeve të disa tifozëve të Kosovës

Delo.autor

“TË ÇMENDUR” PAS BOTËRORIT/ Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

F.autor

Leave a Comment