Futboll Sport

NGA ALISSON TEK RAJKOVIC/ Në top 5 kampionatet e Europës “komandon” gardiani i kategorisë së tretë italiane (LISTA)

Të marrësh skenën në moshën 42 vjeç, duke luajtur në Serie C, sigurisht nuk është një gjë që ndodh përditë.

Por Paolo Ginestra, numri “1” i Fermana-s, arriti të bëhej pritësi më i mirë i penalltive në të gjithë Evropën – duke marrë parasysh pesë ligat kryesore të Kontinentit të Vjetër – duke lënë pas emra më të famshëm si ai i Rui Silva, portierit të Granada, Predrag Rajkovic i Reims dhe mbi të gjitha Alisson i Liverpool.

Në fakt, janë gjashtë pritje, dy prej të cilave në ndeshjen kundër Carpi, nga 10 penalltitë që janë goditur kundër portierit me përvojë që vetëm një vit më parë luante në Serie D (kategoria e katërt italiane)

Midis dhjetëshes më të mirë në Evropë, megjithatë, ka edhe dy italianë të tjerë që ata luajnë në serinë e tretë: Semuel Pizzignaço i Legnago (4 nga 8) dhe Ivan Lanni i Novara (4 nga 10).

1) PAOLO GINESTRA (Fermana, Serie C Itali): 6 penallti të shpëtuara nga 10

2) IAN LAWLOR (Oldham Athletic, League Tëo Angli): 5 penallti të shpëtuara nga 7

3) RUI SILVA (Granada, La Liga Spanjë): 4 penallti të shpëtuara nga 5

4) ALISSON (Liverpool, Premier League): 4 penallti të shpëtuara nga 8

4) SEMUEL PIZZIGNACCO (Legnago, Serie C Itali): 4 penallti të shpëtuara nga 8

6) MARTIN MANNEL (Erzgebirge Aue, Bundesliga 2 Gjermani): 4 penallti të shpëtuara nga 9

7) IVAN LANNI (Novara, Serie C Itali): 4 penallti të shpëtuara nga 10

8) IVAN CUELLAR (Leganes, Segunda Division Spanjë): 3 penallti të shpëtuara nga 5

8) MATHIEU MICHEL (Chamois Niort, Ligue 2 Francë): 3 penallti të shpëtuara nga 5

9) PREDRAG RAJKOVIC (Reims, Ligue 1 Francë): 3 penallti të shpëtuara nga 5

Related posts

Makina LUKSOZE e RONALDOS mbërrin tek REALI, ja kush ndodhet brenda saj (VIDEO)

Isa.Autor

Gjest fantastik i adoleshentit 19-vjeçar, Kylian Mbappe nuk mahnit vetëm në fushë

Sadik.Autor

EFEKTI CR7/ Juventusi dhe fantazma e Ronaldos, ndizet alarmi i kuq në sulm

Delo.autor

Leave a Comment