Futboll Sport

Gjest fantastik i adoleshentit 19-vjeçar, Kylian Mbappe nuk mahnit vetëm në fushë

Kylian Mbappe nuk është i madh vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. 19-vjeçari i cili realizoi ‘dopietë’ sot kundër Argjentinës në Botëror, ka vendosur të dhurojë të gjithë fitimet e tij në “Rusi 2018” për bamirësi.

 

Lajmin e ka bërë të ditur “L’Equipe” e cila shkruan se fituesi i “Golden Boy” (djaloshi i artë) 2017, i cili si pjesëtar i “Preiers de Cordees”, një organizatë bamirëse që organizon aktivitete sportive për fëmijët me aftësi të kufizuara, ka vendosur të mos fusë në xhepin e tij asnjë të ardhur nga Botërori që po zhvillohet në Rusi.

 

Mbappe përfiton 17 mijë paund plus bonuse për çdo ndeshje që luan. Deri më tani adoleshti ka luajtur 4 sfida, ndërsa pritet ta nisë titullarë edhe të pestën që Franca do luaj në çerekfinale.

Related posts

STATISTIKA INTERESANTE/ Ja çfarë duhet të dini për përballjen Francë-Zvicër…

Delo.autor

LIVERPOOL NUK KA BËR GODITJE TË MËDHA NË MERKATO/ Klopp shpjegon: Nuk ka kuptim që të shpenzosh, sepse…

Delo.autor

NJË KAMPION EUROPE PËR SULMIN/ Ja “shënjestra” e Bayern Munich për merkaton e verës

Delo.autor

Leave a Comment