Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA FORMACIONI MË I MIRË TEK MË I DOBËT/ Ja kush shkëlqeu dhe zhgënjeu në javën e 25 të Superiores…

Java e 25-të e Kategorisë Superiore dhuroi shumë emocione nga fitorja e shumë pritur e Vllaznisë, nga ndalesa e Laçit ndaj Tiranës, tek barazimi pa gola e Partizanit me Teutën.

“Panorama Sport” ka përzgjedhur 11-shen më të mirë dhe më të dobët të javës. Tek formacioni më i mirë është përzgjedhur moduli 3-5-2, ku spikasin emrat e lojtarëve të Tiranës si, Çelhaka, Toshevski dhe Ismajlgeci. Tek formacioni më i dobët, është përzgjedhur moduli 3-4-3, ku në këtë 11-she janë përzgjedhur emra që javët e fundit kanë bërë diferencën si, Çinari, Eze, Harmon Van Dejv.

Trajneri më i mirë – Përfundimet e ndeshjeve të javës së 25-të kanë ndezur sinjalin e shpresës për Skënderbeun, i cili siguroi fitoren në transfertë në “derbin” e mbijetesës me Apoloninë. Nisur nga ndikimi që ka fitorja e korçarëve, Migen Memelli meriton të jetë i përzgjedhuri i rubrikës, trajneri më i mirë i javës së 25- të të Superiores. Fare mirë në këtë pozitë mund të ishin edhe trajnerët Orges Shehi dhe Veljko Dovedan.

Trajneri më i dobët – Apolonia mori një goditje të madhe në shtëpi, pasi i mundi një rival direkt për mbijetesën, Skënderbeu. Në të tilla raste përgjegjësia e madhe bie mbi stafin teknik, pasi nuk kishte zgjedhur strategjinë e duhur. Meqë zhgënjimi më i madh i javës u përjetua në Fier, i bie që Fabricio Kamarata të jetë i përzgjedhuri i rubrikës si trajneri më i dobët i javës së fundit. Qëndrimi në Superiore duket shumë i vështirë tani.

Gafat e portierëve – Java e 25-të e Superiores ka rezultuar një javë e zezë jo vetëm për arbitrat, por edhe për disa portierë që bënë gabime trashanike, ku ndikim patën edhe kushtet atmosferike, si era e fortë dhe reshjet e shiut. Portieri Ilion Lika i Tiranës ka peshën e tij të fajit te goli i Mazrekajt nga këndi. Edhe Tafa i Kukësit gaboi në disa raste ndaj Bylisit. Zhgënjeu edhe portieri i Apolonisë, Harizaj, ku te goli i parë i Skënderbeut topi i kaloi mes këmbëve

Related posts

Punime intensive për “shtëpinë” e re të kuqezinjve, “Arena Kombëtare” merr formë (VIDEO)

Isa.Autor

Analiza e “Marca” dhe “AS”/ Përballë Messit (ZOTIT) nuk ia del askush! (FOTO)

Q.Autor

PENALLTIA QË MUND TË KUSHTOJË FATET E LA LIGA-S/ Shikoni si gaboi gjyqtari në sfidën Elche-Atletico Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment