Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NGA MUNGESA E DOKUMENTACIONIT TEK COVID-19/ Kamberi rrëfen: Vitin e kaluar kishte një çështje në lidhje me fluturimet dhe…

Mbrëmjen e sotme, Shqipëria do të luajë kundër Andorrës dhe pritjes 16 mujore për debutimin e sulmuesit, Florian Kamberi, si duket do ti vijë fundi.

Në një rrëfim për gazetën angleze “dailyrecord.co.uk”, sulmuesi 26 vjeçar rrëfeu dëshirën e tij për të debutuar me kombëtaren shqiptare dhe tregoi të gjitha peripecitë që e kanë penguar për të debutuar që nga momenti që mori ftesën në vitin 2019.

Vështirësitë e debutimit: “Hera e parë që u thirra për të luajtur për kombëtaren shqiptare ishte në nëntor 2019. Unë kisha një dëmtim dhe nuk isha në gjendje të luaja. Gjithashtu dokumentacioni im nuk ishte i gatshëm në atë kohë. Vitin e kaluar kishte një çështje tjetër në lidhje me fluturimet dhe pastaj ishte periudha e pandemisë. Kur mora një tjetër thirrje nuk mund të shkoja sepse po kaloja vetë  Covid-19 kur isha në Zvicër. Ka qenë e çmendur ajo që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit. Gjërat kanë ndodhur, por shumë prej tyre nuk kanë qenë në dorën time. Ishte zhgënjyese dhe e vështirë sepse unë dua të luaj për Shqipërinë. Jam i kënaqur që jam në formë, jam me skuadrën e Shqipërisë dhe jam gati të luaj. Tani unë jam përqendruar në tre ndeshjet e ardhshme. Është gjë e mirë që do të luajmë kundër disa ekipe të mëdhaja si Anglia, por para kësaj, shpresoj se mund të bëj debutimin tim kundër Andorrës”.

Prapaskena me ndihmësin e Rejas: “Unë jam gjithmonë në kontakt me trajnerin Reja dhe ndihmësin e tij Serxhio. Unë u takova me Serxhion dhe gruan e tij në Skoci. Ata erdhën për të më vizituar kur isha në Hibs. Ai erdhi të më shihte kur humbëm 5-2 ndaj Sëlltikut në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës. Unë e takova pas lojës dhe të nesërmen shkuam për drekë. Ai dhe Shqipëria kanë treguar shumë besim tek unë dhe tani unë dua t’i shpërblej ata në fushë.”

Kalimi tek Aberdini: “Kalimi te Aberdini ka qenë i shkëlqyeshëm. Unë e kam shijuar shumë. Klubi, skuadra dhe tifozët janë të shkëlqyeshëm. E vetmja gjë zhgënjyese kanë qenë rezultatet, por jam i sigurt që do të ndryshojë nga tani deri në fund të sezonit. Ne kemi një skuadër shumë të mirë. Unë e di që rezultatet do të përmirësohen dhe ne do të kemi rezultate të mira deri në fund të sezonit.  Tani dua të përqendrohem tek kombëtarja për ndeshjet e ardhshme. Pas kësaj do të kthehem tek Aberdini dhe shpresoj të shënoj disa gola dhe ta ndihmoj ekipin të fitojë”.

Related posts

Manchester United përgatit ofertën për Asension në janar

Q.Autor

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E 23-VJEÇARIT GJERMAN/ Guardiola konfirmon: E duam në ekip, s’ka asnjë shans të…

Delo.autor

MILAN KRYEN SEANCËN STËRVITORE/ Ja kur do të zbresë në fushë Theo Hernandez

Delo.autor

Leave a Comment