Futboll Sport

NDESHJA NDAJ IRLANDËS SË VERIUT/ Trajneri Mancini: Faza kualifikuese duhet nisur me këmbën e duhur, nëse…

Një tjetër rrugëtim nis sot në mbrëmje për Italinë. Duhet të nisë të sintonizohet për misionin “Katar 2022” më pak se tre muaj nga ndeshja e parë e Europianit: një seri e vështirë për t’u menaxhuar që do të nisë nga Irlanda e Veriut. Roberto Mançini është i vetëdijshëm dhe është shprehur, prioriteti është i qartë po sa zgjedhjet e tij. Dyshimi është një i vetëm, në mesfushë: Barela, i cili iu bashkua grupit vetëm të martën apo Lorenco Pelegrini. “Nikolo nisi përgatitjen me ne, megjithatë stërvitja më serioze është ajo e ditës së martë që kreu me ne”, ka shpjeguar Mançini.

Prioritet kanë kualifikimet, thuhet: “Për një javë dhe tri ndeshje, të gjitha shumë intensive, mendojmë vetëm për Botërorin: fokusi është ky. Më pas përqendrohemi tek Europiani. Kur nis një fazë kualifikuese, ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira. Edhe pse ritakohemi pas shumë muajsh dhe nga tre skuadrat Irlanda e Veriut është kundërshtari më i vështirë. Faza kualifikuese duhet nisur me këmbën e duhur, nëse nisesh mirë ndodhesh në gjysmë të rrugës, megjithatë kjo skuadër tashmë ka fituar një mentalitet të përpiktë dhe ka treguar se është gjithmonë e përqendruar në ndeshjet e rëndësishme”.

PENGESAT – Pengesat e propozuara nga Irlanda e Veriut janë të qarta: “Kanë një fizik anglosakson, megjithatë loja nuk është edhe aq e tillë: mbrojnë fort, nuk lejojnë hapësira, dinë të përdorin mirë kundërsulmin. U lejohen pak, me durim të madh në organizimin e lojës, pa rrezikuar dhe duke bërë mbi të gjitha kujdes nga fillimi”. Italia duhet të përballojë tri ndeshje të vështira në harkun e një jave, një situatë e padëgjuar: “Është disi problem të kesh tri ndeshje radhazi intensive në këtë mënyrë. Kjo skuadër megjithatë ka personalitet dhe mentalitet, në dy vitet e fundit ka mbetur gjithmonë e përqendruar. Nisja e mirë e grupit do të jetë e rëndësishme”.

FLET EDHE KIELINI – Kujdes ka kërkuar edhe Xhorxho Kielini, sot në mbrëmje kapiten, edhe pse është shprehur: “Prej dy vitesh praktikisht shiriti ka qenë i Leonardo Bonuçit (i cili sot feston 100 prezenca si “Axurr”) si këtu po ashtu edhe te Juventusi, duke qenë se unë kam luajtur e nuk kam luajtur. Për sa i takon Irlandës, ka karakteristika diametralisht të kundërta me tonat. Nëse arrijnë të na bllokojnë do të jenë të rrezikshëm. Jo rastësisht i krijuan vështirësi Holandës dhe Gjermanisë”

Related posts

PRITEN MASA DRASTIKE/ Siguria në stadiume, burg edhe për flakadanët

Delo.autor

Izabel Goulart, festoi për Brazilin, por ngushëlloi Kevin Trapp! (FOTO)

Sadik.Autor

Sezoni më i errët për Tiranën, por mbyllet me KATER… kupa

Sadik.Autor

Leave a Comment