Futboll Seria A Sport

NJË NDËR SULMUESIT MË TË MËDHENJ NË HISTORI/ Ky është rekordi i radhës që vendos Ibrahimovic në Serie A

Zlatan Ibrahimovic është padyshim një ndër sulmuesit më të mëdhenj të historisë në futboll. Suedezi vijon të luajë në nivele shumë të larta edhe pse numëron plot 39 vite mbi supe dhe në tetor të këtij viti do të festojë 40-vjetorin.

Këtë sezon, Zlatan ka kaluar një sezon fantastik me Milanin dhe madje ka vendosur dhe një rekord që zor se mund të thyhet në Serie A. Me golin e shënuar ndaj Fiorentinës, Ibrahimovic ka shkruar historinë, pasi është i vetmi lojtar në Serie A që në moshën 39 vjeç e 169 ditë ka kapur kuotën e 15 golave të shënuar.

Suedezi i ka shënuar 15 gola në 15 ndeshje të luajtura, pasi shumë sfida ai i ka humbur për shkak të COVID-19 dhe dëmtimeve. Sezoni ende nuk është mbyllur dhe Zlatan ndoshta nuk do të ndalet dhe shifra e 15 golave, mund të rritet akoma më shumë.

Related posts

Shkëndija me marsh të lartë, triumfon edhe ndaj Skopjes

Sadik.Autor

“KASTRIOTI ËSHTË SURPRIZA E SUPERIORES”/ Mbrojtësi Bojom: Mezi presim të nisë sezoni

Delo.autor

Roman Abramovich u bën ëndrrën realitet fëmijëve të sëmurë rëndë

Sadik.Autor

Leave a Comment