Futboll Sport

NUK DI TË NDALET NË KATAR 2022/ Italia e Mancinit theu mallkimin 55-vjeçar ndaj Bullgarisë

Italia e Roberto Mançini nuk di të ndalet as përballë mallkimeve më shumë se gjysmëshekullore. Që nga përplasja e parë në Sofje mes këtyre dy kombëtareve, në vitin e largët 1966, të kaltrit nuk kishin dalë kurrë me tri pikë nga kjo transfertë (në pesë duele për eliminatoret e Europianëve dhe Botërorëve, 2 humbje dhe 3 barazime).

Por, diçka të tillë e bënë mbrëmjen e djeshme, falë një goli për çdo pjesë loje që mbajnë autorësinë e Andrea Belotit dhe Manuel Lokatelit, të cilët vulosën në fund rezultatin 2-0. Në njëjtën kohë, Italia i përgjigjet në distancë rivales së saj direkte për vendin e parë në Grupin C, Zvicrës, që dje fitoi minimalisht ndaj Lituanisë në shtëpi, kundërshtares së ardhshme të “Axurrëve” (të mërkurën me 31 mars).

Për sa i përket grupit të Mançinit, seria e ndeshjeve pa humbje zgjerohet në 26 të tilla, por ajo çfarë është më e rëndësishmja, Italia konfirmon edhe një herë se në pritje të “Katar 2022”, do të jenë një ndër pretendentet kryesore për fitimin e Europianit të kësaj verë.

GOLAT – Italia duket se i druhet historisë, duke qenë se pas vetëm 5 minutash lojë Donarumës i duhet të bëjë një pritje decizive, pas një kthese të Galabinovit. Por, kjo goditje zgjon katër herë kampionët e botës, të cilët marrin ndeshjen në dorë, ndonëse Bullgaria rreshtohet e gjitha në zonën e saj dhe hapësirat mungojnë. Por, papritur, në minutën e 43- të, arbitri Vinçiç përkthen në penallti një kontakt mes Dimov e Belotit, ndonëse ky vendim lë shumë dyshime për limitet e një 11-metërshi.

Gjithsesi, nga pika e bardhë bomberi i Torinos nuk gabon dhe dërgon “Axurrët” në dhomat e zhveshjes me avantazhin 1- 0. Në pjesën e dytë, bullgarët janë më agresivë dhe duken më shpesh në zonën italiane, duke pretenduar një penallti në të 57-ën për prekje me dorë të Sensit, në rrëshqitje e sipër në zonë, ndërsa pak sekonda më vonë Donaruma shpëton me këmbë barazimit.

Dhe në momentin më të vështirë, zgjohet sërish Italia, e cila pasi pretendon një penallti të pastër (në të 64-ën Antov shtrin Belotin) dhe në të 72-ën sërish Beloti godet shtyllën, ai që u jep fund vuajtjeve të italianëve dhe thyen një mallkim 55-vjeçar ishe Lokateli. Mesfushori i Sasuolos lëshon një të djathtë të harkuar në shtyllën më të largët, brenda zonës dhe i jep fund ndeshjes në minutën e 82-të.

Related posts

LIVE/ Milan-Lazio, Mbyllet pjesa e parë. Strakosha e Reina “kyçin qepenat”

Delo.autor

Premier League, dy shokë ekipi janë në garë për të njëjtin çmim…

Sadik.Autor

VLEN 599.5 MILIONË EURO/ Ja formacioni i Bayernit, që mund të sundojë Europën (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment