Sport Të tjera

“JA PSE NUK ËSHTË MË E DASHURA IME”/ Mike Tyson dhe ndarja për arsyen e pabesueshme

Pasioni i Mike Tyson për pëllumbat njihet nga të gjithë dhe fillon nga fëmijëria, nga koha që ai i i rriste si kafshë shtëpiake në New York.

Ja pse nuk befason anekdota që ka rrëfyer Iron Mke në një intervistë të dhënë kohët e fundit për Boomer & Carton, ku zbuluar se është ndarë nga një vajzë që  i kishte propozuar të gatuante dhe të hante bashkë me të një nga miqtë e tij fluturues:

“Po dilja me një vajzë të re dhe ajo më ka thënë: ‘Nuk e e e di e po i lë të fluturojnë këto zogj të mallkuar, duhet t’i hash’. Një herë e kishte kapur një pëllumb e kishte gatuar dhe e kishte gatuar”, ka kujtuar Tyson.

“Unë nuk mund ta bëja. Nuk ishte gjëja e duhur për ta bërë. Ja pse nuk është më e dashura ime”.

Ndarja ka qenë paqësore, më mirë nga sa i ka ndodhur në rini, kur një djalosh e ka provokuar duke i vrarë një  nga pëllumbat:

“Ai djalë ia këputi kokën pëllumbit tim. Dhe ajo ka qenë hera e parë që kam goditur me grusht. I dua pëllumbat që në moshën 9 vjeç. Ishin arratisja ime nga realiteti. Isha i shëndoshë dhe i shëmtuar. Fëmijët talleshin me mu gjithë kohës. I vetmi gëzim që kisha ishin pëllumbat”.

Related posts

ZBARDHEN BISEDIMET “SEKRETE”/ David Beckham është i pari në botë që do të… (FOTO)

Isa.Autor

LA KOMBËTAREN PËR ITALINË/ Babai i portierit shkodran: Im bir, më mirë rezervë te Italia sesa te Shqipëria

Isa.Autor

FORMULA 1/ Konsulenti i Red Bull: Verstappen duhet të jetë i përkryer për të fituar duelin ndaj Hamilton

Delo.autor

Leave a Comment