Futboll Sport

“NUK EKZISTOJNË KUSHTET, SHPENZUAM…”/ Miccoli shpjegon arsyet e largimit të bujshëm nga Dinamo

Një orë pas publikimit të intervistës në “News24”, ku zbardhën planin për rikthimin e Dinamos në elitë, projektin e tyre, planet për të ardhmen dhe dashurinë për Shqipërinë, Francesco Maoriero dhe Fabrizio Miccoli, trajneri dhe zëvendës trajneri i Dinamos, së bashku me pjesën tjetër të stafit, paraqitën dorëheqjen e parevokueshme. Ky vendim i dyshes italiane erdhi si një “rrufe në qiell të hapur”, një largim që bëri jo pak jehonë. Përtej deklaratave në distancë, u larguan apo u shkarkuan, Fabrizio Miccoli ka një version tjetër, ku zbardh arsyet e këtij vendimi, i shoqëruar dhe me dokumentin që stafi paraqiti dorëheqjen.

Miccoli

Në një reagim për “TuttomercatoWeb”, ish sulmuesi i famshëm italian theksoi se nga aventura në Shqipëri nuk kanë marrë asnjë para, përkundrazi kanë shpenzuar: “Nuk ishin kushtet për të vazhduar, kohët e fundit nuk kemi fituar asgjë, përkundrazi, kemi shpenzuar paratë tona. Zgjodhëm Dinamon për pasion dhe për të fituar eksperiencë”, u shpreh Miccoli duke theksuar më pas se nuk janë shkarkuar:

Dok

“Kemi dhënë dorëheqjen( siç tregohet në dokument), ky konfuzion erdhi nga fakti që mister Moriero nuk u përshëndet me presidentin. Nëse japim dorëheqje të pa revokuar do të thotë se diçka nuk funksionon. Gjithsesi as ne nuk kemi kohë për të humbur, në fakt kemi humbur dy muaj”, u shpreh ndër të tjera Miccoli. Ky largim i dyshes italiane lë një boshllëk të madh në shtëpinë e Dinamos në këtë moment delikat të sezonit, për më tepër kjo është lëvizja e dytë brenda një harku kohorë shumë të shkurtër.

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ LAZIOS/ Pirlo thumbon Paulo Dybala te aksioni i fundit! Mbi Ronaldo dhe Morata…

Delo.autor

“NUK KISHTE SI TË NDODHTE NDRYSHE”/ Mauro Ikardi jashtë Interit, plas humori i tifozëve në rrjet (FOTO)

F.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Partizani. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment