Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Ndiqej me interes nga Interi dhe Milani, Torino “blindon” mbrojtësin brazilian

Gleizon Bremer ka rinovuar kontratën e tij me Torinon deri në vitin 2024. Mbrojtësi brazilian ndiqej me interes dhe ishte objektiv i merkatos së Interit dhe Milanit, por pa mundur dot që ta bëjnë për vete 24-vjeçarin.

Në orët e fundit të merkatos thuhej se Juventusi dhe disa skuadra të Anglisë shfaqën dëshirën për ta transferuar, por në fund qëndroi te klubi “granata” për të firmosur kontratën e re që do ta mbajë të lidhur në Torino për të paktën edhe dy vite të tjera.

Gjatë këtij sezoni në Serinë A, braziliani është aktivizuar gjithsej në 21 ndeshje nga ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 1 asist.

Më parë Bremer ka mbajtur veshur edhe fanellën e Atletiko Mineiros në Brazil.

Related posts

E FRIKSHME/ Ndodh në Afrikë: Ndërhyrja HORROR po bën xhiron e botës (VIDEO)

Isa.Autor

“KAM ZGJEDHUR LOJTARË QË MË KANË BINDUR”/ Sylvinho sqaron përzgjedhjet: Muçin e kam menduar më herët, nuk bëj eksperimente, Bajrami është golashënuesi ynë

F.autor

Goditjet e lira i kishte si penallti/ Andrea Pirlo zgjedh 3 “pasardhësit” e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment