Futboll La Liga Sport

NUK KURSEN THUMBIMET NDAJ “KATALANASVE”/ Todibo: S’më intereson çfarë ndodh tek Barcelona. I shikoj ndeshjet e tyre kur…

Jean Clair Todibo, mbrojtës 21-vjeçar i huazuar nga Barcelona te Nice gjatë merkatos së janarit, ka shprehur dëshirën për të zgjatur qëndrimin e tij te klubi francez dhe nuk i ka kursyer thumbimet ndaj klubit katalanas, që në po kalon një moment të vështirë për shkak të skandalit BarcaGate.

“Nuk di nëse do të flitet për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Todibo në lidhje me  blerjen e tij përfundimtare nga ana e Nice. “Kam një ambicie dhe një objektv që është ai që të qëndroj në këtë klub. Paraqitjet e mia do të bëjnë pjesën tjetër”.

Në lidhje me kaosin në shtëpinë e Barcelona-s:

“Çfarë mendoj për atë që po ndodh te Barça? Nuk më intereson. I shikoj ndeshjet herë pas here kur luajnë Ousmane Dembele, Clement Lenglet ose Samuel Umtiti, që janë miqtë e mi”, ka thënë Todibo.

Related posts

RREGULLORJA ANTI RACIZËM/ Italia ndryshon “lojën”, ja MASAT

Delo.autor

REZULTAT BEFASUES/ Kemi gol në ndeshjen Juventus – Young Boys (VIDEO)

Isa.Autor

Chelsea vazhdon me ‘spastrimet’, gati ta huazojë yllin e saj te Schalke

Q.Autor

Leave a Comment