Futboll Seria A Sport

“NUK MBAJ MEND ASGJË NGA NDESHJA”/ Përplasje e frikshme e Kumbullës me Ibañez. Mbrojtësi humb kujtesën

Roma ia doli të kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Europës, teksa mposhti në të dyja ndeshjet, Shaktar Donjetskun.

Megjithatë, përveç fitores, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në ndeshjen e djeshme, ka qenë një përplasje e frikshme mes dy mbrojtësve të Romës, Marash Kumbulla dhe Roxher Ibanjez, në fundin e pjesës së parë.

Pas përplasjes, braziliani e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshjen dhe për këtë arsye u zëvendësua, teksa humbi kujtesën dhe nuk mbante mend asgjë nga pjesa e parë. Për këtë foli edhe trajneri, Paulo Fonseka, i cili u shpreh: “Ai tani ndihet, por nuk mbante mend asgjë nga ndeshja që luajti”, tha trajneri portugez pas ndeshjes.

Related posts

BREZI I ARETË/ Mbappe 20 vite më parë nuk kishte lindur, sot Franca ka një potencial “bërthamor”…

Isa.Autor

MILAN BIE NË KRYEQYTET/ Lazio i nxjerr nga gara për titull, Allegri: Kujdes, të mos shkatërrojmë sezonin

F.autor

(VIDEO) Liverpool fiton me goleadë, jep sinjale të forta për një vend në Champions

Q.Autor

Leave a Comment