Futboll La Liga

Messi: Dua të fitoj gjithçka, s’kam asnjë problem me rotacionet

Leo Messi ka marrë pjesë në një ngjarje reklamuese, në të cilën ai ka rishikuar statusin aktual të Barçës, lider në La Liga, gjysmëfinalist i Kupës së Mbretit dhe duke pritur duelin çerekfinal në Ligën e Kampionëve, kundër Chelsea.
Kursi i skuadrës: “Për fat të mirë gjërat po shkojnë mirë. Të enjten kemi pasur një test të vështirë, u kthyem te fitorja kundër Espanyol dhe jemi të lumtur me mënyrën se si gjërat po shkojnë, edhe pse ende ka shumë për të bërë dhe arritur”.
Merkato e dimrit: “Në rastin tonë, të dy, Coutinho dhe Yerry, ishim përpjekur t’i sillnim që në verë. Mascherano u largua dhe një qendërmbrojtës erdhi vetëm për ta zëvendësuar atë. Jam i lumtur që ai është me ne”.
Stili i Barçës: “Ardhja e trajnerit të ri ishte e qartë që nga fillimi. Ai na tha atë që donte dhe ne u adaptuam. Nuk kishte shumë ndryshime nga ajo që ishim duke bërë. Mendoj se jemi bërë një mbrojtje e fortë dhe kemi lojtarë të kualitetit të lartë”.
Topi i Artë: “Unë tashmë thashë se objektivi im nuk është shpërblimet individuale, por të fitoj të gjithë titujt me skuadrën. Shpresoj që ta përfundojmë në mënyrën më të mirë, sepse jemi në rrugën e duhur”.
Rotacionet: “Jetoj normalisht dhe qetësisht, trajneri vendos. Nëse flasim për këtë, nuk e kam problem të përfshihem në rotacion, si shokët e tjerë”.
Çfarë dëshiron: “E njëjta gjë, që ne kemi çdo sezon. Përpiqemi të fitojmë gjithçka”.

Related posts

ËSHTË “GARDIANI” I KLUBIT RENNES/ Thyhet rekordi i moshës në Europa League, debuton një fëmijë

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Lojtari i Ligës 1 arrestohet për herë të dytë për masturbim në publik

Delo.autor

PAS VENDIMIT TË “DISIPLINËS”/ Me përjashtimin e Kamzës nga kampionati, ja përfitimi i “Ujqërve të Dëborës”

Delo.autor

Leave a Comment