Futboll Sport

NUK NDALEN POLEMIKAT PËR REALIZIMIN E CR7/ Portieri i Serbisë ngulmon: Nuk mendoj se ishte gol ai i Ronaldos…

Katër pikë në dy ndeshje në kualifikimet e Botërorit 2022 për Portugalinë, e cila të shtunën në mbrëmje doli e vjedhur nga transferta me Serbinë. Edhe pse ishte duke udhëhequr me dy gola avantazh, luzitanët u barazuan 2-2, me shumë polemika në minutat e fundit të ndeshjes.

Protagonist ishte Cristiano Ronaldo, gjuajtja e të cilit u neutralizua nga Stefan Mitrovic, pasi topi e kishte kapërcyer vijën fatale. Kampioni i Juventusit u ndje i vjedhur, reagoi keq, duke hequr shiritin e kapitenit dhe hedhur atë me forcë në tokë.

Disa ditë pas “krimit” mbërritën deklaratat e portierit serb, Mitrovic, i cili, në mikrofonët e “Novosti” këmbënguli me linjën e tij të mendimit mbi rregullsinë e vendimit arbitral, pavarësisht nga imazhet që tregonin qartësisht diçka tjetër: Ronaldo ka këndvështrimin e tij për situatën dhe mund të jetë i zemëruar, por unë nuk mendoj se topi ka hyrë në portë. Ne jemi të lumtur me këtë rezultat, morëm një pikë të rëndësishme”.

Një deklaratë që sigurisht nuk do ta kënaqë Ronaldon, ndoshta ende i irrituar nga ajo që i ndodhi. Po të kishte pasur “goal line technology”, me siguri rasti do të fliste në favor të tij, pavarësisht mohimit të një goli të qartë nga portieri serb.

Related posts

DRAMË TEK CHELSEA/ Miqësorja e Abramovic është mallkim për Sarrin dhe yllin anglez

F.autor

NË LUFTË PËR MBIJETESË/ Rashica shkatërron mbrojtjen e Koln, i jep fund ecurisë prej 17 ndeshjeve pa gol (VIDEO)

Delo.autor

NUK I NDAHET EDY REJAS PËR PAGËN/ Shakohoxha pyet edhe Gjicin: Ore do e paguaje ti këtë?

Delo.autor

Leave a Comment