Futboll Seria A

Marotta: Ka interesim për Sandron, por nuk ka bisedime

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se klubet e mëdha janë të interesuara për Alex Sandron, por që nuk ka negociata me asnjë klub. 

Braziliani ka qenë i lidhur me një kalim te Chelsea që në verë, ndërsa pritet edhe një ofertë në këtë muaj.

“Politika e Juventusit është që nuk mban asnjë lojtar që dëshiron të largohet”.

“E dimë që ka interesim nga disa klube për Alex Sandron, por për momentin nuk ka negociata”.

Marotta ka folur edhe për Max Allegrin dhe Ligën e Kampionëve.

“Ai [Allegri] ka edhe dy vite kontratë, por do të qëndrojë edhe një kohë të gjatë”.

“Ambiciet  për 2018? Vitin e shkuar nuk arritëm ta vëmë qershinë mbi tortë, por këtë vit do të provojmë përsëri. Liga e Kampionëve  është gjithmonë një objektiv kryesor”, ka thënë Marotta. 

Related posts

Dëmtimi ndaj Gironas, Costa do t’i mungojë 10 ditë Atleticos

Q.Autor

NDODH EDHE KJO/ Ish-lojtari i Milan bashkon forcat me Will Smith

Isa.Autor

FYERJE HOMOFOBE NDAJ PORTIERIT RIVAL/ Tifozi i klubit anglez arrestohet në pushimin e ndeshjes sepse…

Delo.autor

Leave a Comment