Futboll Seria A Sport

“OBJEKTIV KEMI CHAMPIONS LEAGUE”/ Trajneri Pioli: Do zhgënjeheshim shumë nëse…

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Veronën, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli për objektivat e ekipit të tij si dhe për luftën që i pret për të rikthyer Milanin në Ligën e Kampioneve.

“Jemi të fokusuar tek rezultatet dhe performanca jonë, është rruga jonë ajo që na intereson dhe jo ajo e të tjerëve. Nëse do të na gjykojnë vetëm nga ndeshjet e fundit për mendimin tim kjo nuk është e drejtë. Ne kemi shumë cilësi në ekip dhe duam të marrim rezultate të mira.

Kualifikimi në Champions? E përsëris që në këtë kampionat janë shtatë skuadra që deri në fund do të japin gjithçka, por qëllimi jonë është të shkojmë në Ligën e Kampioneve. Nëse nuk ndodh do të zhgënjeheshim shumë, me të gjitha këto që kemi bërë dhe kemi demostruar, megjithatë ne po shohim përpara me besim dhe pozitivitet.” u shpreh tekniku Pioli.

Related posts

KRITIKON ASHPËR LUIS ENRIQUE/ Ish-trajneri i Spanjës: Ka gabuar duke grumbulluar ata të dy

Delo.autor

Dita trondit Partizanin në sekondat e fundit, Skënderbeu prek titullin (VIDEO)

Sadik.Autor

E FRIKSHME/ MILNER “lahet” në GJAK, iu deshën plot 15 qepje në ballë

Isa.Autor

Leave a Comment