Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Presidenti Takaj: Një triumf që jep shenja për mbijetesë, është një ekip i ri dhe…

Ardjan Takaj nuk është mësuar ta shohë Skënderbeun e tij në këto nivele, për më tepër në “Elbasan Arena”, ku ekipi i tij bënte histori në Europë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, ai shprehet i kënaqur për këto tri pikët, edhe pse e pranon që djemtë e rinj nuk janë të qëndrueshëm gjatë gjithë kampionatit, ku fitojnë atëherë kur nuk pritet dhe humbin kur shpresojnë tek fitorja.

“Këta djemtë e rinj këtë kanë, herë bëjnë ndeshje të bukura dhe herë të dobëta. Nuk janë të qëndrueshëm gjatë gjithë kampionatit. Një fitore që jep shenja shprese për mbijetesën. Është një ekip i ri dhe mund të fitojë kudo, nuk është çudi. Këtë problem kanë të rinjtë, kur pret fitoren nuk e bëjnë dhe kur se pret, fitojnë”, u shpreh fillimisht kreu i klubit korçar.

Më tej, ai pohon se është shumë e vështirë të luash për mbijetesë, pasi edhe me arbitrat kanë shpesh probleme. “Ky niveli këtu poshtë më duket më i vështirë dhe ka probleme shumë më të mëdha, probleme me arbitrimin, edhe duhet ta përballosh ndryshe”, vijoi më tej Takaj.

Në lidhje me shanset për mbijetesë, Takaj beson ende tek arritja e këtij objektivi, por kërkon seriozitet nga skuadra. “Ne nuk kemi hequr dorë nga mbijetesa, sepse ka ende shumë ndeshje dhe rivalët nuk janë larg. Nëse këta do të jenë seriozë deri në fund, normalisht edhe mbijetesa është e arritshme”, përfundoi prononcimin e tij presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.

Related posts

PRITET PREZANTIMI/ Barcelona gati tapetin e kuq, ylli i Manchester City-t do të prezantohet në…

Delo.autor

REZULTOI NEGATIV NË TESTIN E DYTË TË COVID-19/ Qetësohet Simeone, ylli Atleticos kthehet në stërvitje

Delo.autor

PAS FITORS NDAJ GUINGAMPIT/ Shënoi tripletë me PSG, Mbappe ka një mesazh për Real Madridin

Delo.autor

Leave a Comment