Futboll Seria A Sport

SERIA A/ Milan bën “poker” për Europa League… (VIDEO)

Milan ka fituar 4-1 ndaj Verona në “San Siro” dhe ngjitet në vendin e gjashtë, duke forcuar pozitat për të marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm.

Hakan Calhanoglu shënoi golin e parë për kuqezinjtë, pas dhjetë minutash lojë, pas pasimit të marrë nga Suso, ndërsa kur u mbush gjysmë ore lojë, Bonaventura shërbeu për Cutrone dhe ky i fundit realizoi golin e dytë me një kthesë të bukur brenda zonës.

Ky ishte goli numër 8 në kampionat për sulmuesin 20-vjeçar, të tetë nga brenda zonës.

Sapo nisi pjesa e dytë Milan shënoi edhe golin e tretë, këtë herë me anë të Abate, i shërbyer nga Suso. Ky ishte goli i parë për Abate në “San Siro”.

Verona, që matematikisht ra nga kategoria, e gjeti golin e nderit, pesë minuta para fundit me anë të 20-vjeçari nga Koreja e Jugut, Seung-Woo Lee.

Gjithsesi, në minutën e fundit të ndeshjes, Milan kompletoi “poker” me golin e katërt, firmosur nga Borini.

Në mesjavë, Milan do të ndeshet me Juventus në “Olimpico” për finalen e Kupës së Italisë.

 

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes kopjon Ferrarin, jep “OK”-in për vaksinimin e stafit në Bahrein

Delo.autor

KATAR 2022/ Kundërsulm i shpejtë nga “Axurrët”, sulmuesi Immobile ndëshkon Irlandën e Veriut (VIDEO)

Delo.autor

MË SHPEJT SE PRITEJ/ Trabzonspori vendos përfundimisht për të ardhmen e Ernest Muçit

F.autor

Leave a Comment