Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS HUMBJES NDAJ ANGLISË/ Mbrojtësi Hysaj: Emocionet ishin aty. Lojtarët duhet të kërkonin më shumë topin, por…

Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, në ndeshjen ndaj Anglisë. Pas ndeshjes, për “Rtsh”, mbrojtësi u shpreh:

“E kemi pritur që të vegjël, ndeshjen me Anglinë dhe me lojtarë të tillë. Disa gjëra u realizuan. Lojtarët duhet të kërkonin më shumë topin, emocionet ishin aty, pasi Anglia është ekip i madh, por duhet të paraqiteshim më mirë në fushë.

Duelet me Stërlingun? Janë ndeshje të bukura kur ke duele me të tillë lojtarë. Megjithatë kundër Stërlingut kam luajtur edhe me Napolin dhe mendoj se sot ia dola deri diku ta bllokoja. Duhet të shfrytëzonim rastet që kishim, nëse Anglisë nuk ia shënon në rastet që ke, e pëson.

Skema? Ishte një skemë e mirë, për mbrojtjen funksionoi. Skema ishte e mirë për mbrojtjen. Rastin e Uzunit mund ta humbiste edhe Cikalleshi. Mendoj se e bëri mirë pozicionin e tij.”, tha Hysaj.

Related posts

YLLI AGUERO I DHUROI NJË MAKINË/ Punëtori i stadiumit e nxjerr në shitje, 5% e shumës do të shkojë për…

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Shakhtar Donetsk-Inter. Rezultati 0-0

Delo.autor

Allegri tregohet i SINQERTË: Kishte rëndësi fitorja, por RONALDO më befasoi

Isa.Autor

Leave a Comment