Futboll Seria A Sport

Euforia zikaltër/ Interi në Chanpions bën edhe Steven Zhang të qajë (VIDEO)

Lotët kanë qenë me shumicë në përfundim të sfidës së madhe Lazio-Inter. Ka pasur lot trishtimi, ashtu edhe lot gëzimi. Për zikaltrit ka qenë një ndeshje e çmendur dhe emocionet kanë qenë të mëdha, sepse skuadra rikthehet në Ligën e Kampioneve pas 6 vitesh.

Në fushën e “Olimpico-s” u pa edhe djali i aksionerit kryesor të skuadrës, Steven Zhang. Si gjithnjë ai ishte në tribunë për të ndjekur takimin, e për t’i qëndruar afër ekipit. Dhe në fund, ai nuk mundi t’i mbante lotët ndërsa u kalonte afër lojtarëve që festonin dhe përqafoheshin. Këto lot tregojnë lidhjen e fortë që aksioneri kryesor ka me klubin, që në një sfidë të çmendur ia doli të siguronte një vend në kompeticionin e më të mirave në Evropë.

Related posts

Juventus – Napoli, rezultati dhe statistikat në pjesën e parë

Sadik.Autor

TËRMETI/ “Dhuro për Shqipërinë”, fitimet e ndeshjes Burreli-Peqin do të shkojnë për banorët e prekur (FOTO)

Delo.autor

GATI TË NISË AVENTURË TË RE/ Christian Panucci konfirmon bisedimet me klubin grek

Delo.autor

Leave a Comment