Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS TRIUMFIT NDAJ LAÇIT/ Trajneri Shehi: Ishte fitore e rëndësishme, drejtoj skuadrën më të titulluar dhe…

Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Laçit ditën e sotme, ku triumfoi me rezultatin 2-1. Pas ndeshjes, trajneri i Tiranës, Orges Shehi është shfaqur shumë i lumtur, teksa për “Gol pas Goli” u shpreh:

“Ishte fitore e rëndësishme, pasi kthehemi aty ku ishim para një jave. Ne luajmë për objektiva madhorë. Drejtoj skuadrën më të titulluar dhe objektivat janë madhorë. Pas ndeshjes me Partizanit e thashë që ndoshta ishim më të ngarkuar se sa duhej. Sot ishim të ndërgjegjshëm, se kishim një kundërshtar të fortë. Edhe fusha këtu të lejon të luash. Tani nuk mbetet gjë tjetër, veç se të komplimentoj lojtarët.

Vetëm këtë javë lojtarët u stërvitën në maksimum. Kemi qenë më mirë nga dëmtimet. Jam i kënaqur me skuadrën dhe lojtarët nuk vuajnë probleme.

Goli i pësuar? Nuk kam një koment për atë. I thashë që ka një jetë në futboll dhe do të na ndihmojë dhe këtë bëri në pjesën e dytë, ku na shpëtoi nga 2 gola. Mendonim që të merrnim mesfushën. Kishim një skuadër përballë shumë të fortë në luftën në ajër. menduam QË të luanim me kombinime të shkurtra, për të shfrytëzuar edhe shpejtësinë e Seferit edhe më vjen mirë që ia dolëm.”, tha Shehi.

Related posts

“PËRBINDËSHI” NUK NJEH LIMITE/ Ronaldo barazon Puskas, tani ka vetëm 3 legjenda përpara historisë

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË/ Ja cila është gjuha e re që po mëson poligloti Ronaldo në karantinë

Delo.autor

Javë vendimtare për të ardhmen e Gattusos te Milani

Sadik.Autor

Leave a Comment