Basketball Sport Të tjera

NBA/ Telashe për Lakers, humbasin ndeshjen dhe LeBron

Pas 4 fitoresh radhazi ndalet skuadra e Lakers, që u mund 99-94 në fushën e saj nga Atlanta. Përveç ndeshjes, Lakers humbën edhe lojtarin e tyre më të mirë, LeBron James (10 pikë), që në periodën e dytë u detyrua të dilte nga fusha, me kavilje të ndrydhur.

Harrell realizoi 23 pikë e 11 rebound për kalifornianët, por që s’mjaftuan, ndërsa për Atlanta u dallua Collins me 27 pikë e 16 rebound. Fiton ekipi tjetër i Los Anxhelosit, ai i Clippers, që mundi 125-98 Charlotte, ndeshje ku 7 lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Philadelphia fitoi me lehtësi 129-105 ndaj Sacramento, sfidë ku u dalluan Harris me 29 pikë e 11 rebound e Milton me 28 pikë. Ndërsa Milwaukee, falë 267 pikëve e 15 asist të Antetokounmpo, mposhti 1290-113 San Antonio.

NBA – Rezultatet e sotme

Lakers – Atlanta, 94-99

Philadelphia – Sacramento, 129-105

Memphis – Golden State, 111-103

Milwaukee – San Antonio, 120

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ Kampionët e Superiores dhe Kukësi ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

ANALIZON KRIZËN E BARCELONËS/ Eto’o: Laporta e ka një plan, tronditja pritej pas largimit të Messit

Delo.autor

Thomas Strakosha në SUPER formë, “gardiani” kuqezi nuk ka nevojë për mbrojtës

Isa.Autor

Leave a Comment