Futboll Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN AUSTRIAK/ Ish-futbollisti i Skënderbeut gjen rrugën e rrjetës ndaj Volfsberger (VIDEO)

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Agim Zeka, gjeti rrugën e rrjetës në kampionatin austriak. 22-vjeçari u transferua në merkaton e dimrit te skuadra e Austrisë së Vienës, teksa ditën e sotme e bëri “sefte”.

Zeka u fut në fushë në minutën e 58-të të takimit, teksa i mjaftuan 20 minuta, për të gjetur rrugën e rrjetës, në triumfin 3-5 që skuadra e tij arriti kundër Volfsberger.

Kjo ishte ndeshja e katër në kampionat për shqiptarin me fanellën e Austrisë së Vienës. Vlen të theksohet fakti se Zeka iu bashkua skuadrës austriake nga skuadra holandeze e Sitard.

22-vjeçari ka qenë pjesë e Skënderbeu ne sezonin 2016-2017, teksa më pas u transferua te francezët e Lilë. Futbollisti regjistron 10 paraqitje me Kombëtaren Shpresa të Shqipërisë.

VIDEO

Related posts

“KEMI LUFTUAR GJATË GJITHË SEZONIT”/ Mesfushori Casemiro analizon: Diçka duhet të ketë ndryshuar…

Delo.autor

META I BËN SPEKTAKËL SHTANGËS/ Presidenti i jep dekoratën e lartë Briken CALJES në… (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Lecce-Inter. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment