Futboll Premier League

Zyrtare: Sturridge largohet nga Liverpool, por Inter…

Daniel Sturridge ndryshon skuadër në këtë merkato dimri vetëm dy ditë nga skadimi i afatit përfundimtar të transaksioneve dimërore. Por, sulmuesi 28-vjeçar i Liverpool nuk do të transferohet në Itali, aty ku u përfol shumë dhe gjatë për një afrim të mundshëm te Inter. E ardhmja e sulmuesit anglez do të jetë te West Bromwich. Tabloidi britanik ‘Telegraph’ raporton se futbollisti do të kalojë në formë huazimi te ‘Baggies’, me opsionin e blerjes. Lojtari do t’i nënshtrohet në orët e ardhshme vizitave dhe testeve mjekësore me skuadrën e drejtuar nga Alan Pardew.

Image may contain: 1 person, smiling

Kështu Inter është i detyruar të fshijë emrin e Sturridge nga lista e përforcimeve potenciale për këtë merkato dimri. Sulmuesi anglez ka veshur gjatë karrierës së tij fanellën e Manchester City dhe Chelsea, përpara se të transferohej te Liverpool, ku përjetoi dy sezone fantastike. Por me ardhjen e trajnerit gjerman Jurgen Klopp, “Të kuqtë” kanë nisur të luajnë në mënyrë të ndryshme dhe për Sturridge melodia ndryshoi ndjeshëm.

Related posts

EMOCIONE/ Del VIDEO. Momenti që e shpalli kampion bote Krasniqin

F.autor

NË MËGJES BANKIER, PASDITE SI TRAJNER I EKIPIT AMATOR/ Ja pse Sarri braktisi kostumin për tutat

Delo.autor

‘ËSHTË I VDEKUR, ËSHTË I VDEKUR”/ Antonio Conte “shpërthen” ndaj gjyqtarit!

Delo.autor

Leave a Comment