Futboll Seria A Sport

“PRANIA NË ITALI ËSHTË NJË ËNDËRR E RALIZUAR”/ Mesfushori Locatelli: U trondita kur Milani më… skarcoi

Debutoi në shtator të vitit të kaluar e që nga ai moment ka grumbulluar 6 prezenca me Italinë ku Mançini e ka dëshmuar me fakte besimin që ka. Manuel Lokateli nga ana e tij vazhdon të besojë te grumbullimi për në Europianin e këtij viti, sepse zhgënjimet i ka provuar dhe di se si mund të shmangen. Në konferencë për shtyp nga grumbullimi me “Axurrët”, mesfushori i Sasuolos ka deklaruar:

“Prania në kombëtare është një ëndërr e realizuar dhe shkak krenarie. Dua të jem gjithmonë pjesë e këtij grupi të mrekullueshëm. Kam qarë herën e parë që u grumbullova dhe mendova për ditën kur Milani më skarcoi.

Aty nisi rrugëtimi im dhe sot jam krenar për ecurinë që kam pasur, ndaj do të bëj të pamundurën për të vijuar me këtë ritëm.

Related posts

E KËRKOI GJITHË SUPERIORJA/ Ja klubi ku do të firmosë Vasil Shkurtaj

Delo.autor

(VIDEO) Lazio-Fiorentina, 6 minuta mjaftojnë për të shënuar golin e parë

Q.Autor

ËSHTË AKTIVIZUAR VETËM NË 2 SFIDA KËTË SEZON/ Koeman nuk e do në ekip, lojtari mbetet “peng” tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment