Futboll La Liga Sport

I VENDOS KUSHTET/ Atletico paralajmëron: Bayern, lojtarin tonë e merr vetëm me…

Bayern e ka mbyllur bukur vitin 2018, me 5 fitore rresht në kampionat dhe me entuziazëm të rigjetur. Dortmundi kryesues është ende larg, 6 pikë më sipër, por sinjalet duken pozitive për Kova  me shokë.

Bavarezët po punojnë në mënyrë intensive për të mbyllur një ose 2 transferime që në janar dhe emri më i përfolur kohët e fundit ka qenë ai i mbrojtesit Lucas Hernandez.

Kampioni i botës me Francën është dakord me transferimin në Bavari, por nuk dëshiron konflikt me Atletico Madridin.

Edhe Bayern kërkon të mbyllë gjithçka në mënyrë paqësore, edhe pse mund të paguajë klauzolën prej 80 milionë eurosh dhe ta marrë mbrojtësin.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Atleticos, Gil Martinez, ka theksuar se klubi i tij nuk do ta lëshojë mbrojtësin që në janar, duke i vendosur kushtet Bayernit.

“Lucas nuk largohet dot në janar. Me Bayern kemi marrëdhënie të shkëlqyera, do të bisedojmë në janar. Nëse lojtari kërkon të shkojë atje, atëherë do të bisedojmë për transferimin e tij në Mynih, por vetëm në korrik”.

Related posts

“DZEMAILI NUK PASKA PATUR SY”/ Erjona në Florida, ja si RREZATON në plazhet e Miamit (FOTO)

Isa.Autor

EUROPIANI NIS ME TURQI-ITALI/ “Axurrët” favoritë absolutë. Nuk kanë humbur kurrë

Delo.autor

HUMBI FINALEN E EUROPA LEAGUE/ Trajneri Solskjaer: Ne duhet të mësojmë nga kjo. Nuk duhet ta shijojmë këtë ndjesi…

Delo.autor

Leave a Comment