Futboll Seria A Sport

“RONALDO KA DHE NJË VIT KONTRATË ME KLUBIN”/ Trajenri Pirlo: Duhet të fitojmë ndaj Sasuolos që të vëmë nën presion Inter

Juventus po përgatitet që të kthehet në fushë.

Bardhezinjtë do të luajnë të dielën në kampionat kundër Benevento-s së Inzaghi-t, që vjen nga disa ndeshje jo shumë të mira.

Pirlo ka folur në konferencë për shtyp për ndeshjen:

“Është një sfidë e veçantë dhe e rëndësishme që vjen para ndërprerjes së kampionati për ndeshjet e kombëtareve. Ata janë një skuadër e mirë, do të duhet të bëjmë kujdes”, ka thënë trajneri i Zonjës.

Pirlo ka folur edhe në lidhje me shtyrjen e Inter-Sassuolo:

“Janë bërë gjëra ndryshe në këtë rast në krahasim me të tjerët. Ka ndodhur në një moment të mirë për Inter-in, që do të ketë mundësi të punojë dhe të mos i dërgojë lojtarët në kombëtare. Kanë qenë me fat në këtë aspekt. Ne duhet të fitojmë për të rritur presionin ndaj tyre”.

Në lidhje me të ardhmen e Ronaldo-s:

“Ka edhe një vit kontratë dhe jemi të lumtur që do të rrijë me ne edhe sezonin e ardhshëm. Tani jemi të përqendruar vetëm për fundin e kampionatit, duam ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Related posts

BYLIS-LAÇI/ Fantastik Rapo, kurbinasit shënojnë edhe golin e dytë (VIDEO)

Delo.autor

KLUBI PRANON OFERTËN E MILAN/ Por talenti portugez refuzon “Kuqezinjtë” dhe pranon…

Delo.autor

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Spalletti humb për sfidën ndaj Udineses yllin e mesfushës…

Delo.autor

Leave a Comment