Futboll Kategoria Superiore Sport

ÇËSHTJA E STADIUMIT PËR VLLAZNIA-BYLIS/ Ja ku do të luhet sfida e javës së 11 të Superiores

Pas disa polemikash për stadiumin ku do luhej sfida e javës së 11-të, mes Vllaznisë dhe Bylisit, më në fund është marrë vendimi.

Gazeta mëson se shkodranët do të kenë gati stadiumin ditën e hënë, dhe më 4 nëntor do të presin në shtëpinë e tyre ballshiotët. Mbetet ende për t’u vendosur orari i takimit, që pritet të zyrtarizohet në orët në vijim.

Kujtojmë se Vllaznia kërkonte shtyrjen e ndeshjes me Bylisin, pasi nuk e kishin gati “Loro Boriçin” për këtë fundjavë, dhe nuk dëshironin të gjenin një stadium tjetër. Nga ana tjetër, ballshiotët dje reaguan, duke thënë se sfida nuk do shtyhej për një datë tjetër, por do luhej, dhe se nga ana e tyre ata prisnin stadiumin ku do luhej.

Gjithsesi, tashmë në Shkodër duket se i kanë bërë llogaritë që të hënën, stadiumi të jetë gati nga punimet, e të presë ndeshjen me Bylisin.

Related posts

Luftëtari “nxjerr mësime” nga humbja me Kastriotin, sulmi me nevoja emergjente

Isa.Autor

Giroud: Refuzova Gjermaninë dhe Italinë, zgjodha Chelsean prej Contes

Q.Autor

“MIRËSEVJEN NË PREMIER LEAGUE”/ Mesfushori i Manchester United tregon gjendjen e këmbës së tij (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment