Futboll Sport

RONALDO NUK SHËNON, POR THYEN REKORD/ Ja statistika e veçantë e arritur nga ylli portugez

“Shumë e rëndësishme ta nisnim rrugëtimin tonë të kualifikueseve në Botëror me një fitore. Urime skuadrës!” Kristiano Ronaldo festoi në rrjetet sociale suksesin e Portugalisë së tij 1-0 ndaj Azerbajxhanit të Xhani de Biazit, ndeshje e luajtur në “Allianz Stadium” të Torinos. Kampioni 36- vjeçar nuk mundi dot të shënonte, por kjo nuk e pengoi që të vazhdojë të thyejë rekorde të tjera edhe me fanellën e përfaqësueses. Me ndeshjen e së mërkurës, kaluan 17 vite e 215 ditë mes ndeshjes së parë dhe të fundit të tij me kombëtaren.

Tani ai është shërbëtori më jetëgjatë i luzitanëve, duke thyer rekordin e Vitor Damasit me 150 ditë. Rikardo Kuarezma, Luis Figo, Humberto Koelho, Silvinjo Louro, Zhoao Silva Pinto dhe Fernando Gomesh janë gjithashtu në listën e lojtarëve që i kanë shërbyer më gjatë kombëtares së tyre. I pari me mbi 15 vite, 3 të tjerët me mbi 14 vite dhe i fundit me mbi 13 vite. Pepe, i cili renditet pas Gomeshit, ka gjithashtu 13 vite që luan me përfaqësuesen portugeze.

Nëse skuadra e Fernando Santosit do të kualifikohet në finalet e Katar 2022, për CR7 do të ishte Botërori i pestë në karrierë pas atyre në 2006, 2010, 2014 dhe 2018. Nëse ai do t’ia dalë të shkojë në Katar, do të barazonte rekordin e tre futbollistëve që kanë qenë gjithashtu pjesë e 5 kampionateve botërore: Antonio Karbajal, Lotar Mateus dhe Rafael Markez. Edhe Bufon është mes 22 lojtarëve të grumbulluar nga Çezare Prandeli në Francë 1998, por ishte Xhanluka Paljuka ai që u aktivizua në çdo minutë të 5 ndeshjeve të Italisë në Francë.

Related posts

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Mesfushori Hasani i bashkohet Partizanit në stërvitje, rikthim i rëndësishem për “demat”

Delo.autor

Trajneri shkodran i kundërvihet Hafizit: Zoti e shpëtoftë futbollin prej… (FOTO)

Sadik.Autor

Djokovic rikthehet me fitore, shkëlqen në turneun e Montekarlos

Sadik.Autor

Leave a Comment