Futboll Sport

KATAR 2022/ Anglia mposht pa yjet San Marinon me “MANITA” dhe ngjitet në vendin e parë të Grupit I

Anglia e ka nisur duke u dëfryer fushatën e kualifikueseve të Botërorit 2022, teksa ka mposhtur 5-0 San Marinon në shtëpi. Ekipi i Southgate kurseu dhe forcat, pasi të dielën do të luajë ndaj Kombëtares tonë në “Air Albania”.

Harry Kane u la pushim në këtë ndeshje, ndërsa lojtarë të tjerë si Sterling, Mount apo Foden luajtën vetëm 1 pjesë loje. Ndeshja nisi me gol në minutën e 14’, ku Ward Prose shkundi rrjetën pas një aksioni të bukur.

Calvert-Lewin dhe Sterling shënuan nga një herë secili, duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 3-0. Pjesa e dytë nisi me zëvendësime të shumta nga Southgate, ku u hodhën në fushë emra si Bellingham, Mings, Trippier apo Watkins.

Goli i katërt u shënua përsëri nga Calvert-Lewin, ndërsa për të mbyllur gjithçka në 5-0 mendoi Watkins, i cili shënoi në debutimin e tij me Kombëtaren angleze. Kështu, Anglia ngjitet në vendin e parë të Grupit I me 3 pikë, së bashku me Kombëtaren tonë.

Related posts

“BOOM” NGA MADRIDI/ Reali €370 mln për blerjen e bujshme! “AS” zbulon listën

Isa.Autor

BUZËQESH PANUCCI/ Titullar me Ostenden: Sindrit Guri shënon që në minutën e 9-të

Isa.Autor

EKIPI ITALIAN THYEN ÇDO REKORD/ 979 afrime lojtarësh brenda 10 vitesh, ja cili është (FOTO)

F.autor

Leave a Comment