Futboll Sport

RRËFEN MBI TË ARDHMEN E TALENTIT HAALAND/ Agjenti Raiola: Tani mund të luajë në çdo klub të botës

Erling Haaland është mjaft i mirë për të luajtur në çdo klub të botës”, – thotë agjenti i tij, Mino Raiola. 21-vjeçari ka lulëzuar te Borussia Dortmund, që kur u bashkua me klubin gjerman nga Red Bull Salzburg në janar 2020. Norvegjezi ka shënuar 49 gola në po aq ndeshje, që nga ndërrimi i klubeve dhe kërkohet nga skuadrat më të mira në Europë.

Raiola është i bindur që Haaland do të arrijë nivelin më të lartë dhe se ai mund të kishte shkuar në një ekip të nivelit të lartë, por zgjodhi Dortmundin për t’u rritur më tej. “Me Haaland, të gjithë ishin gabim. Ai ka bërë gjëra shumë më shpejt sesa të gjithë e imagjinonin. Haaland është përpara moshës me zhvillimin e tij, – tha Raiola për “Athletic”. – Ndoshta isha shumë i kujdesshëm kur thashë: Oh, jo, le të transferohet fillimisht te Borussia Dortmund në vend të nuk e di se ku tjetër.

Ky djalë, unë jam 100 për qind i bindur, – mund të transferohet në çdo klub, kudo që dëshiron, tashmë në këtë nivel. Ai mund ta kishte bërë këtë qysh vitin e kaluar. Ndoshta vitin e kaluar kishte akoma skuadra që thonin: Oh, ai ishte te Red Bull, ta shohim çfarë mund të bëjë në një klub tjetër. Ai është më në avancë se pritshmëritë e kujtdo.

Unë kam avantazhin e 25 viteve në këtë profesion, e njoh mirë këtë nivel lojtarësh. Ky është një moment pritjeje dhe shikimi se çfarë është në interesin më të mirë të lojtarit. Ndonjëherë interesi më i mirë i lojtarit është të mos lëvizë, kur të gjithë thonë të kundërtën. Ndonjëherë është në interesin më të mirë të lojtarit të lëvizë kur të gjithë thonë se duhet të qëndrojë. Kështu që ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Related posts

Netflix e “zhvesh”, “Zonja e Vjetër” siç nuk e keni parë kurrë

Q.Autor

Lamtumira e Iniestas, shikojeni postimin emocionues nga gazeta “Mundo Deportivo”

Sadik.Autor

INTER-SPAL/ “Zikaltërit” dyfishojnë shifrat, shënon Gagliardini

Delo.autor

Leave a Comment