Bundesliga Futboll Sport

RRITJA E RASTEVE ME COVID-19/ Bundesliga parashikon izolim tjetër për klubet e saj, pritet vendimi

36 klubet në divizionin e parë dhe të dytë të Bundesligës mund të detyrohen të kalojnë një karantinë dy-javore në fund të prillit, si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19 në dy kategoritë elitare të futbollit gjerman. Sipas “Kicker”, bazuar në një letër që DFL u ka dërguar klubeve kohët e fundit, organi drejtues i garës po shqyrton izolimin e ekipeve midis 14 dhe 26 prillit, data që përkojnë me javët 29, 30 dhe 31 në të dyja kategoritë.

Për momentin, asgjë nuk është vendosur. Gjithmonë sipas “Kicker”, DFL dëshironte t’i informonte klubet për planet e saj, por, nëse mbetet e vendosur, duhet ta zyrtarizojë atë të paktën tetë ditë përpara, në mënyrë që të zbatohet si masë. Nuk do të ishte hera e parë që ndodh kjo gjë. Në maj të vitit të kaluar, DFL vendosi një lloj izolimi për të gjitha klubet, përpara se të ktheheshin në stadiume.

Në këtë mënyrë, DFL synon të imponojë një dorë të fortë kundër kritikave nga një pjesë e madhe e shoqërisë për infeksionet e shumta që ndodhin në ekipet profesioniste dhe trajtimin e privilegjuar të këtij sektori të jetë publike nga autoritetet politike. Është e njëjta gjë si me fundjavën e Pashkëve, kur Gjermania do të jetë e mbyllur. Gjithçka tregon se futbolli profesionist mund të vazhdojë, pavarësisht ndërprerjes së të gjitha aktiviteteve të punës nga e Enjta e Madhe deri të hënën e Pashkëve, sikurse është rënë dakord mes kancelares Angela Merkel dhe autoriteteve lokale në dritën e rritjes së rasteve të reja me koronavirus.

Related posts

KËSHILLON MANCHESTER UNITED/ Giggs: Për të qenë si Liverpool dhe City duhet të…

Delo.autor

KRISJE ME MILANIN/ Dy skuadrat e mëdha europiane në gjurmët e Romanjolit

Delo.autor

Florentino Perez sjell një kolumbian për të përforcuar krahun e majtë

Q.Autor

Leave a Comment