Futboll Kosova Sport

SFIDA NDAJ SUEDISË/ Goditje e rëndë për “Dardanët”, merr lajmin e keq nga kapiteni Rrahmani

Kosova pëson goditje të rëndë në prag të kualifikueseve të muajit mars. Kapiteni Amir Rrahmani është dëmtuar dhe nuk mund t’i ndihmojë “Dardanët” në miqësoren e sotme me Lituaninë, as në dy kualifikueset e “Katar 2022”, ndaj Suedisë (28 mars, në shtëpi) dhe Spanjës (31 mars, në transfertë). FFK, përmes faqes së saj zyrtare, e ka ndarë këtë lajm të keq për dashamirësit e kombëtares më të re në Ballkan:

“Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është larguar nga kampi i Dardanëve, në pamundësi për të kontribuuar në tri ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit. Përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe që të riaftësohet për lojë, një gjë e tillë ishte e pamundur, prandaj Rrahmani do të kthehet në klubin e tij, Napoli, për të vazhduar me sanimin e lëndimit. Federata e Futbollit e Kosovës uron që Amiri sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër dhe të jetë në dispozicion të Kombëtares në sfidat e ardhshme”.

Related posts

Ylli që po shkëlqen me Fiorentinën refuzon ta veshë fanellën e Milanit

Sadik.Autor

AKUZON HAPUR PËR NDRYSHIMET TEK VAR/ Presidenti i UEFA-s: Po shkatërrohet sezoni i një klubi për 1 centimetër!

Delo.autor

“ËSHTË RIVALI IM I RADHËS”/ Khabib rikthehet në duel: Do të argëtohemi të gjithë në kafaz dhe jashtë tij…

Delo.autor

Leave a Comment