Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ Ja SUPER ekipi që kërkoi RONALDON përpara se të firmoste me…

A e dini se kur Cristiano Ronaldo ishte tetëmbëdhjetë vjeç, në verën e vitit 2003 ishte një hap larg nga nënshkrimi me Parma? Sulmuesi portugez do të bëhej pjesë e klubit italian vetëm për 12.5 milionë euro, nëse këta të fundit do t’i paguanin Sportingut të Lisbonës. Por, kjo lëvizje nuk ndodhi pasi gjatë kohës kur përfaqësuesit e Parmas kishin ndjekur lojtarin, klubi u përball me probleme financiare.

Me 25 korrik, Sporting kërkoi 12.5 milionë euro për kartonin e portugezit. Parma iu përgjigj zyrtarisht se do të ishte e gatshme të paguante 10 milionë, por marrëveshja nuk u arrit. Lojtari më pas u mbikëqyr nga skaut të Manchester United, të cilët shfaqën interes për të. Mirëpo, ai që mbeti i mahnitur nga përformanca e tij ishte ish-trajneri i “Djajve të Kuq”, Sir Alex Ferguson. Ky i fundit vendosi që ta marrë në ekipin e tij dhe i dha mundësinë që të bëhet ai që është bërë sot. Por, në karrierën e portugezit ka qenë gjithnjë afër menaxheri i tij, Jorge Mendes. Portugezi pati një rol të madh në transferimin e pesë herë triumfuesit të Topit të Artë në “Allianz Stadium” në Torino me kampionët e Serie A. Në dy ndeshjet e para Ronaldo ende nuk ka gjetur rrjetën, megjithatë ka ndihmuar skuadrën në dy fitoret e arritura.

Related posts

RRËFEN GJESTIN E FAMSHËM TË MOURINHO-S KUR DREJTONTE INTER/ Ish-arbitri Tagliavento: Nuk më ka kërkuar kurrë falje…

Delo.autor

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Interit e nis aventurën në Brazil, firmos me skuadrën e…

Delo.autor

ZYRTARE/ Një mundësi e mirë për skuadrat e Superiores, Mici mbyll aventurën me Shkëndijën e Tetovës

Delo.autor

Leave a Comment