Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Ja gjendja e skuadrës së Partizanit përpara sfidës me “durrsakët”…

Skuadra e Partizanit duhet të harrojë sa më parë eliminimin nga Kupa e Shqipërisë përballë Laçit, për t’u fokusuar tek një tjetër ndeshje tepër delikate, si ajo kundër Teutës në fundjavë, një ekip rival për titullin kampion. “Demat” do të kenë grup të plotë për sfidën ndaj durrsakëve, përveç Ferhan Hasanit, i cili vuan ende nga disa shqetësime fizike.

Stenio Zhunior pritet të marrë sërish rolin e tij të tij të titullarit në majë të sulmit, pasi ka lënë pas problemet me dëmtimin dhe COVID, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës, pritet të jetë e njëjtë si ajo në Laç. Lojtarët që rrezikojnë të mungojnë në takimin pasardhës kundër Vllaznisë, janë tre. Në rast se marrin kartonë kundër Teutës, Bardhi, Mala dhe Belica nuk do të luajnë në Shkodër përballë kuqebluve.

Ndërsa përgatitjet në prag të sfidës kundër “djemve të detit”, kanë vazhduar edhe dje, si gjithmonë në ambientet e kompleksit stërvitor, “Football Republic”. Daja dhe stafi i tij do të kenë alternativa zgjedhjeje për sfidën ndaj Teutës, por me shumë gjasa, do t’iu besohet sërish futbollistëve që luajtën përballë Laçit, për shkak të paraqitjes shumë të mirë që bënë në 120 minuta.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Starton pjesa e dytë, Shehi kryen 2 zëvendësime (VIDEO)

Delo.autor

PËRBALLJA NË ÇEREKFINALEN E CHAMPIONSIT/ Dy ish-lojtarët e “Zonjës së Vjetër” sulmojnë Drejtorin e Ajaxit: Turp të kesh!

Delo.autor

U DËMTUA NDAJ LIHTENSHTEINIT/ Gjermania merr lajmin e keq, largohet nga grumbullimi mbrojtësi…

Delo.autor

Leave a Comment