Futboll Sport

SHIRITI I HEDHUR NGA PORTUGEZI/ Del Piero kritikon Ronaldon: Ishte gjest i ekzagjeruar, nuk mund të…

Gjesti i Kristiano Ronal dos, kapitenit të Por tugalisë në ndeshjen kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”, me Serbinë, ku nuk iu akordua një gol pasi topi kishte kaluar vijën fatale në minutat e fundit, duke lënë në fuqi rezultatin 2-2, prodhon ende polemika. Pas ndjesës së sulmuesit 36-vjeçar, pasuar nga mbrojtja publike që i bëri trajneri Fernando Santos, vjen një tjetër kritikë nga ishkapiteni i Juventusit, Alesandro del Piero. Duke folur për mikrofonat e televizionit “ESPN”, ish-sulmuesi i bardhezinjve, e kritikoi si një gjest të shëmtuar flakjen e shiritit të kapitenit nga 36-vjeçari, i cili braktisi i zemëruar fushën.

“Mendoj se ishte një reagim i ekzagjeruar. Dakord që mund të jesh i zemëruar, dakord që të debatosh madje edhe protestosh, por të flakësh shiritin dhe vazhdosh të sillesh në atë mënyrë është shumë për një futbollist që përfaqëson skuadrën jo vetëm si kapiten, por edhe si figura më ikonike”, komentoi “Pinturikio”, i cili pak ditë më parë e mbronte pas eliminimit nga Champions-i duke thënë se skuadra duhet të vazhdojë të ndërtohet rreth tij: “Për Juven nuk është një problem. Ai është një profesionist i shkëlqyer, i cili shënon çdo ndeshje dhe skuadra duhet ndërtuar rreth tij”. Për opinionin në Portugali që ka qenë edhe më i ashpër akoma me këtë gjest të kapitenit të tyre dhe që bëri thirrje edhe për heqjen e shiritit nga krahu i tij, trajneri Santos i mbylli çdo shteg në konferencën e vigjiljes së ndeshjes së djeshme me Luksemburgun, duke mbrojtur CR7:

“Kristiano është një shembull në kombëtare dhe ju e keni shkruar me mijëra herë. Të gjithë lojtarët që vijnë në konferencë thonë se ai është një model. Është një shembull duke nisur nga puna, nga stërvitja, nga mënyra se si të pret. Nëse Kristiano do të kishte ofenduar trajnerin e kombëtares, kolegët e tij apo federatën me një gjest të pamenduar, atëherë po, ne mund ta kishim menduar. Por, asgjë nga këto nuk ka ndodhur. Kishte një moment zemërimi, në të cilin mund të kisha qenë edhe unë. Është një moment zhgënjimi i madh për dikë që do të fitojë, i cili dëshiron dhe jep gjithçka për kombëtaren. Papritur topi hyn në portë, gjë që ai e pa mirë dhe nuk është gol. Nuk ishte diçka e bukur dhe 5 apo 10 minuta më vonë ai bëri një postim në rrjetet sociale për ta nënvizuar këtë. Mund të kisha qenë unë ose ai në krahun tim. Askush nuk po thotë se ishte një gjest i bukur, por të vësh në dyshim nëse Kristiano duhet të jetë kapiteni…”

Related posts

PËSOI SULM NË ZEMËR/ Ndahet nga jeta në moshën 20-vjeçare ish-futbollisti i Kastriotit…

Delo.autor

“TË ÇARAT NË VETULL E DETYRUAN TË BRAKTISË…”/ Fury merr fitore me gjak përballë Wallin (FOTO)

F.autor

ËSHTË GATI/ Shikoni pamjet spektakolare me dron të “Arenës Kombëtare” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment